Të gjithë fituesit e “MTV Europe Music Awards”

Të dielën në mbrëmje janë ndarë edhe çmimet për muzikantët e këtij momenti. E drejtoi këtë ceremoni këngëtarja me origjinë meksikane Becky G.

MTV Europe Music Awards 2019 është organizuar në Sevilje të Spanjës ne FIBES Conference and Exhibition Centre.

Një ndër kategoritë në këto çmime e fitoi edhe artisja shqiptare Ava Max.  Ajo ishte dy herë e kandiduar.

Po ashtu edhe Bebe Rexha gjendej ne listën e pretendentëve për koncertin më të mirë, por që ky çmim shkoi për grupin “Muse”.

Mjaft muzikantë nuk ishin të pranishëm dhe kishin dërguar video-mesazhe.

  • Shawn Mendes (fitues në kategorinë Best Artist)
  • Taylor Swift (fitues  në kategorinë Best Video për klipin “ME!” dhe Best US Act)
  • Nicki Minaj (fituese  në kategorinë Best Hip-Hop)
  • Martin Garrix (fitues  në kategorinë Best Electronic)
  • Billie Eilish (fituese  në kategorinë Best Song, për “bad guy”dhe  Best New)

Edhe Ariana Grande e kandiduar në 7 kategori nuk ishte e pranishme.

Çmimin për një kategori të re si Rock Icon e fitoi  Liam Gallagher. Ai mbajti edhe një fjalë të falënderimi të shkurtër tipike për stilin e tij egocentric, por edhe argëtues njëkohësisht.

Ai tha: “Do të doja të përgëzoja MTV-në për faktin që më klasifikoi tek ata që kanë shkëndijën e gjeniut” para se të mbyllte mbrëmjen me një shfaqje sipas shijeve të fansave “Oasis”.

Kurse ylli i muzikës dark pop, Dua Lipa interpretoi këngën e re. Ajo ishte dhe shkëlqimi i mbrëmjes së kaluar.

Dua e ka  punuar këtë këngë me të njëjtin ekip me të cilin solli  edhe “New Rules”: Ian Kirkpatrick, Caroline Ailin dhe  Emily Warren

Për herë të parë Dua e këndoi këtë këngë mbrëmë:

“Kam vendosur të sjell fillimisht këtë këngë për të mbyllur një kapitull te jetës sime e për të nisur një tjetër. Një epokë të re dhe një tingull të ri.  Është fjala për të shkuar më larg e për të mos lejuar më askënd t’i bllokojë rrugën. M’u duk një zgjedhje normale për këngën e parë, nisur nga fakti se e punova me të njëjtin ekip gjenial me të cilin punova për këngën “New Rules“”, ishte shprehur Dua Lipa.

Dua kishte veshur një veshje që tregonte format e trupit dhe shoqërohej nga 40 balerina:

Fituesit MTV EMA 2019 janë:

Best Song

  • Billie Eilish — “bad guy” – Fitues
  • Ariana Grande — “7 Rings”
  • Lil Nas X (featuring Billy Ray Cyrus) — “Old Town Road (Remix)”
  • Post Malone and Swae Lee – “Sunflower”
  • Shawn Mendes and Camila Cabello — “Señorita”

Best Video

  • Taylor Swift (featuring Brendon Urie of Panic! at the Disco) — “ME!” – Fitues
  • Ariana Grande — “Thank U, Next”
  • Billie Eilish — “bad guy”
  • Lil Nas X (featuring Billy Ray Cyrus) — “Old Town Road (Remix)”
  • Rosalía and J Balvin (featuring El Guincho) – “Con altura”

Best Artist

  • Shawn Mendes – Fitues
  • Ariana Grande
  • J Balvin
  • Miley Cyrus
  • Taylor Swift

Best New

  • Billie Eilish – Fitues
  • Ava Max
  • Lewis Capaldi
  • Lil Nas X
  • Lizzo
  • Mabel

Best Collaboration

  • Rosalía and J Balvin featuring El Guincho – “Con altura” – Fitues
  • BTS and Halsey — “Boy with Luv”
  • Lil Nas X featuring Billy Ray Cyrus — “Old Town Road (Remix)”
  • Mark Ronson featuring Miley Cyrus — “Nothing Breaks Like a Heart”
  • Shawn Mendes and Camila Cabello — “Señorita”
  • The Chainsmokers and Bebe Rexha — “Call You Mine”

Best Pop

  • Halsey – Fitues
  • Ariana Grande
  • Becky G
  • Camila Cabello
  • Jonas Brothers
  • Shawn Mendes

Best Hip-Hop

  • Nicki Minaj – Fitues
  • 21 Savage
  • Cardi B
  • J. Cole
  • Travis Scott

Best Rock

  • Green Day – Fitues
  • Imagine Dragons
  • Liam Gallagher
  • Panic! at the Disco
  • The 1975

Best Alternative

  • FKA Twigs – Fitues
  • Lana Del Rey
  • Solange
  • twenty øne piløts
  • Vampire Weekend

Best Electronic

  • Martin Garrix – Fitues
  • Calvin Harris
  • DJ Snake
  • Marshmello
  • The Chainsmokers

Best Live

  • BTS – Fitues
  • Ariana Grande
  • Ed Sheeran
  • P!nk
  • Travis Scott

Best Push

  • Ava Max – Fitues
  • Billie Eilish
  • CNCO
  • H.E.R.
  • Jade Bird
  • Juice Wrld
  • Kiana Ledé
  • Lauv
  • Lewis Capaldi
  • Lizzo
  • Mabel
  • Rosalía

Best World Stage

  • Muse (Bilbao, Spain) – Fitues
  • Bebe Rexha (Isle of MTV Malta 2019)
  • Hailee Steinfeld (Isle of MTV Malta 2018)
  • The 1975 (Lollapalooza Paris 2019)
  • twenty øne piløts (Lollapalooza Paris 2019)

Best Look

  • Halsey – Fitues
  • J Balvin
  • Lil Nas X
  • Lizzo
  • Rosalía

Biggest Fans

  • BTS – Fitues
  • Ariana Grande
  • Billie Eilish
  • Shawn Mendes
  • Taylor Swift

Rock Icon

  • Liam Gallagher – Fitues

Generation Change

  • Alfredo “Danger” Martinez – Fitues
  • Shiden Tekle
  • Lisa Ranran Hu
  • Kelvin Doe
  • Jamie Margolin

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...