Të gjithë fituesit e Festivalit “Zambaku i Prizrenit” 2020

Fjoralba Syla, është fituese e çmimit të parë  e Festivalit “Zambaku i Prizrenit” 2020. 

Duke interpretuar këngën “Vdeksha n’sytë e tu” Fjoralba është edhe fituesja e edicionit të 31-të të këtij Festivali. 

Aktiviteti  u mbajt disa ditë më parë (3 tetor 2020) me mbështetjen  e Komunës së Prizrenit dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Këtë vit për shkak të kushteve të pandemisë,  Festivali u mbajt pa praninë e publikut. Publiku nga shtëpitë pati mundësinë ta ndiqte nga valët e RTK-së.

Çmimet fituese të mbrëmjes së 31-të të këtij aktiviteti janë:

Pena e Artë, fitues: Tolga Kazaz, teksti dhe muzika Kujtim Gërmizaj, orkestrimi Artan Elshani

Çmimi i tretë: Ana Lushi “Zemra zemrën e gjen vet”, muzika: Jetmir Barbullushi, vargjet Jorgo Papinxhi, orkestrimi Shpëtim Saraqi.

Çmimi i dytë: Laorjan Ejlli “Larg dhe afër”, muzika Oleg Gjerga, vargjet Preç Zogaj, orkestrimi Gazmend Kraja

Çmimi i parë: Fjoralba Syla “Vdeksha n’sytë e tu”, muzika, teksti dhe orkestrimi Naim Krasniqi

Çmimi i publikut: Besmir Shishko “Më i bukri vend”, muzika: Veton Perolli, teksti Musa Bushrani, orkestrimi Artan Elshani

Festivali i këngës së vjetër qytetare “Zambaku i Prizrenit” është themeluar në vitin 1986 nga institucionet e atëhershme kulturore të Kosovës, si ngjarje e vetme kulturore që kultivon zhanrin e muzikës qytetare si: baladat, shansonet e serenatat.

Festivali tradicional ka nisur nga produksioni muzikor i ish-RTP-së, me ç’rast e tërë orkestra e këtij institucioni është angazhuar në realizimin dhe përcjelljen e këngëve konkurruese.

Gjatë viteve 90 me shkatërrimin e institucioneve kulturore dhe produksionit muzikor të RTP-së, përgjegjësinë për ruajtjen e traditës e merr SHKA “Agimi”, e cila arrin që këtë festival ta bart në vitet e pasluftës, prej kur komuna e Prizrenit merr përsipër menaxhimin e tij.

Festivali i këngës qytetare “Zambaku i Prizrenit” mbahet për çdo vit në fund të qershorit/fillim të korrikut, dhe në të interpretohen këngë në gjuhën shqipe, turke e boshnjake. Këngët pjesëmarrëse kanë përfshirë një hapësirë të gjerë gjeografike, duke mos u kufizuar vetëm në Kosovë.

Edhe pse në parim “Zambaku…” ka kultivuar muzikën qytetare shqipe, në të kanë konkurruar edhe këngë të interpretuara në gjuhë të tjera të komuniteteve që jetojnë në Kosovë, duke e konfirmuar në këtë mënyrë qytetin e Prizrenit si një vatër të kulturës mbarë-kosovare.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...