Taylor Swift rikthehet me një rekord të ri

Sipas revistës rollingstone.com në 24 orët e para të daljes në You Tube klipi i këngës së re të Taylor Swift arriti në 65 milionë shikime. Ky është një rekord i ri që vendoset dhe thyen një tjetër që mbahej  deri tani nga Ariana Grande.

Fituesja e 10 çmimeve “Grammy”Swift vjen  në bashkëpunim me solistin e grupit Panic! at the Disco, Brendon Urie dhe kënga titullohet “Me!”.

Deri në 25 prill ishte kenga e Ariana Grandes “Thank U, Next” që mbante rekordin e më shumë shikimeve  në 24 orë me 59 milionë të tilla.

“ME!” flet për pranimin e personalitetit të vetë dhe të famës. Me një këngë pop mund të arrijmë në mendjet e miliona njerëzve dhe unë dëshiroj që kënga t’I bëjë të ndjehen më mirë në atë që ju takon”, ka thënë Swift në një intervistë të dhënë për kanalin ABC disa orë para daljes së këngës.

Kënga është kompozuar nga vetë Swift dhe Joel Little. Deri tani tre nga klipet e këngëve të kënduara nga Swift janë në pesë klipet më të shikuara në 24 orë: „Look What You Made Me Do” (2017), „Bad Blood” (2015) dhe e fundit që sapo ka dalë.

 

 

 

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...