Takim i trupit këshillëdhënës i Fakultetit të Arteve në Universitetin e Pejës

Takim i trupit këshillëdhënës  i Fakultetit të Arteve në Universitetin “Haxhi Zeka” të Pejës.

Më datën 08.05.2020 u mbajt mbledhja e radhës e trupit këshillëdhënës e ftuar  dhe  nën e drejtuar e Engelbert Zefaj (kryetar i trupi këshillëdhënës) përmes programeve kompjuterike që mundësohet takim online. Ky trup këshillëdhënës është kriju që Fakultetin e Arteve t’a ndihmojë në organizimin e aktiviteteve kulturore për studentët e këtij Fakulteti.

Fakulteti i Arteve nën drejtimin e Dekanit Hysen Nimani  është angazhuar më tërë qënien që të jenë në shërbim të studentëve, aktivitetet kulturore për çdo vit janë rritur si për nga kuantiteti po ashtu edhe shumë për nga kualiteti. Kjo e ka bërë që pedagogët dhe studentët të kërkojnë edhe më shumë aktivitetet, pasi që aktivitete kulturore e sidomos ato të korit dhe orkestrës në vitet e kaluara në Gjermani , Angli, Bullgari, Maqedoni, Shqiperi e vende tjera ka rrit aspiratat dhe dëshirat pèr t’u provuar edhe më shumë në skenat e vendit dhe jashtë vendit. Vitin që shkoj më inciativën e udhëheqjes së Fakulteti  është kriju trupi këshillëdhënës më intelektual të ndryshëm që ata të ndihmojnë në krijimin e mundësive që studentët të kenë më shumë aktivitete kulturore. Ky grup kordinues edhe pse në këtë situatë që gjindet Fakulteti për shkakë të pandëmisë ata mbajtën mbledhjen e radhës, u njoftuan për mbarëvajtjen e mësimit online dhe biseduan që të jenë gati që pas kësaj pandemije të bëjnë të mundur vazhdimin e aktiviteteve kulturore. Kjo inciativë e formimit të këtij trupi këshillëdhënës tregon se udhëheqja e Fakultetit ju ka qas në mënyrë serioze punës në ngritjen e cilësisë së arsimimit të studentëve të vet.
Këta janë anëtarët e trupit këshillëdhënës: Engelbert Zefaj kryetar , Urata Agagjyshi zëvendës kryetare,Besim Avdimetaj, Elbert Krasniqi, Dardan Selimaj, Vullnet Sanaja, Xhevdet Sahatxhjija, Faik Zekaj, Veton Mujaj, Drita Kadriu, Elmaze Nura, Neshad Asllani, Syzana Baja, Ermal Panduri.
Anëtarët e trupit këshillëdhënës janë pajtuar që të ndihmojnë edhe për gjërat tjera më interes për Fakultetin: në përmisimin e infrastrukturës që të mundësohet ngritja e cilësis më standardet e kërkuara nga agjencitë për akreditim, çka duhet të ndërmiret që të përmisohet marrëdhënia më publikun, çka të bëhet që të ruajmë krijimtarinë artistike dhe mënagjimin e të dhënave, si dhe çka  duhet të bëjë Fakulteti për gjetjen e fondeve financiare, logjistike dhe teknike të cilat do të krijojnë mundësi për të marrë pjesë në ngjarje të rëndësishme artistike si dhe për t’i organizuar ato në mënyrë periodike, po ashtu edhe çka duhet të ndërmirret nga Fakulteti i Arteve që t’i promovojë vlerat e veta dhe aktivitetet e veta artistike në nivel vendor, rajonal dhe global.

Udhëheqja dhe stafi i Fakultetit të Arteve e falendëron trupin këshillëdhënës, me shpresë që do t’a ndihmojnë më ide dhe veprime, që ky institucion i ri të jetë në shërbim të gjeneratave që do vijnë.

/Arsim Kelmendi/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...