Suedia, i vetmi shtet që po ecën kundër rrymës

Suedia është i vetmi shtet që po ecën kundër rrymës. Në këtë vend ende mbahen koncertet “live”. Suedia është i vetmi shtet që gjatë pandemisë nuk mbylli as shkollat, as baret e restorantet apo klubet. Në Suedi ka shumë masa mbrojtëse dhe të vecimit shoqëror por askush nuk të detyron prej autoriteteve ët qëndrosh mbyllur në shtëpi edhe nëse je mbi 65 vjec. Përkundrazi, zyrtarët në Suedi e nxisin popullsinë të dalë dhe të bëjë sa më shumë lëvizje, ndërsa të moshuarve ju rekomandohet të shmangin vendet ku ka grumbullime.

Suedia ka zgjedhur strategjinë e “imunitetit të masës” dhe për këtë edhe është kritikuar, por statistikat e fundit tregojnë se më shumë gjasa kjo strategji e zgjedhur prej saj është edhe e duhura. Por Suedia është një shtet i vecantë sepse e ka bërë këtë zgjedhje për më shumë arsye: ka një sistem të mirë shëndetësor, ka spitale të nivelit të lartë, ka një popullsi më pak të dendur, më të edukuar dhe që nuk ka stilin „touchy feely” të latinëve përshembull.

Në këtë mënyrë Suedia është bërë shteti i vetëm ku mbahen edhe koncertet “live” me publik. Por numri është i kufizuar deri në 50 vetë.  Për shembull ka klube në Malmoe që vazhdojnë në mënyrë periodike të mbajnë koncerte live, të mbajnë aktivitete kulturore dhe sociale. Madje në faqet e tyre ato vijojnë të reklamojnë apo njoftojnë edhe programet e ditëve në vazhdim.

Më 7 dhe 9 prill psh një grup suedez si Spunsugar mbajti një koncert në një klub të Malmoes.

Njerëzit nuk ndalohen të mblidhen, as nuk nxiten, por ndalohen mbledhjet me më shumë se 50 vetë.  Solisti i grupit “Spunsugar” është shprehur se kur do të mbanin koncertin e parë në 7 prill ju dukej pak e cuditshme, por sërish kjo ishte një situatë e këndshme. Spektatorët në fillim janë më të kujdesshëm, qëndrojnë larg skenës, por kur nisin e pijnë dhe muzika i deh harrojnë fare për distancimin social. Lokali ku luajtëm kishte 350 vende kapacitet, kështu që 50 vetë ishin mjaft të lirë dhe hapësirë kishte mjaft.

Një qytetar që kishte qenë në publik tha: “Nuk e di si është në shtetet e tjera, nuk kam me kë ta krahasoj, por unë vetë nuk kam frikë. Në vendin e punës ndërveproj me më shumë njerëz sesa këtu në koncert. Sidoqoftë Suedia është një vend i vecantë edhe për shkak të natyrës së vetëpërmbajtur të suedezëve. Kush mendon se ka simptomat e kovidit, qendron vetë në shtëpi”. Në këtë shtet jo se suedezët nuk besojnë në ekzistencën e virusit, por kanë shumë besim të plotë tek strategjia e adoptuar nga autoritetet.

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...