Stormzy në kopertinën e revistës “TIME”
Në kopertinën e revistës Time gjatë këtij muaji ndodhet artisti britanik Stormzy. Ai ishte pjesëmarrës në Festivalin e njohur Glastonbury, duke qenë edhe I pari artist britanik me ngjyrë që kryeson listën e pjesëmarrësve në këtë aktivitet. “Për herë të parë në jetën time, ndoshta edhe në karrierën time, kam arritur diçka, dhe kjo më ka dhënë një ndjesi të papërshkrueshme paqeje”.
Ai është po ashtu i përfshirë në politikë por edhe në aktivitete që synojnë mbrojtjen e kulturës me ngjyrë në Britani.
“Sa më shumë ndërgjegjësohem, aq më shumë kuptoj se nuk mund të qëndrojmë larg politikës. Sidomos kur jam artist dhe kam dhe një platformë”.