Sot 40 vjet nga vrasja e Xhon Lenonit

Sot mbushen 40 vjet nga vrasja e Xhon Lenonit një ndër muzikantët më të dashur ndër breza. “Unë i besoj të gjitha deri sa provohet se jam gabim. Besoj në zana, në mite, dragonj. Të gjitha ekzistojnë për aq kohë sa janë në mendjen tënde, Kush mund të thojë se ëndrrat dhe makthet nuk janë po aq të vërteta sa dhe ky cast”? Xhoni ishte muzikant, autor tekstesh, kompozitor anglez dhe një nga themeluesit e grupit “The Beatles”. Bashkë me mikun e tij Paul McCartney, ai themeloi një nga partneritete më të përfolura të shekullit XX.

Xhon Lenon ndërroi jetë në 8 dhjetor i qëlluar për vdekje përpara shtëpisë së tij në Nju Jork. Ai u godit nga shpina me 4 plumba në shpinë nga një i ri që quhej Mark Chapman. Më herët ky i ri e kishte ndaluar artistin për të marrë prej tij një autograph në albumin “Double Fantasy”.

Çdo vit ne datat 9 tetor dhe 8 dhjetor adhuruesit e artistit mblidhen dhe e kujtojnë në Central Park, në vendin e  quajtur „Strawberry Fields”, sipas një kënge të famshme të grupit The Beatles :(Strawberry Fields Forever).

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...