“Sony Pictures” blen të drejtat për ekranizimin e biografisë së divës së muzikës

Pas një këmbënguljeje të gjatë “Sony Pictures” dhe  “TriStar fituan” të drejtat mbi filmin biografik që do të paraqesë jetën dhe karrierën legjendare të artistes Whitney Houston.

Filmi do të titullohet “I Wanna Dance with Somebody”, sipas pjesë së njohur të këngëtares filmi do të dalë në kinema në ditën e Falënderimeve në 26 nëntor 2022.

Regjizorja e filmit do të jetë Stella Meghie e njohur për filmat e tillë si: “The Photograph”, “Jean of the Joneses” “The Weekend” si dhe episodet e serialeve “Grown-ish” dhe “The First Wives Club”. Skenarist do të jetë Anthony McCarten. Me katër kandidime në cmimet Oscar McCarten është i njohur si skenarist edhe i filmave të tjerë biografikë si: “The Theory of Everything”, “Bohemian Rhapsody”, “The Darkest Hour” apo  “The Two Popes”.

“Filmat muzikorë kanë pasur gjithmonë një vend të veçantë në kinema dhe kjo histori e jashtëzakonshme do të ketë në vazhdim angazhimin tonë sa i takon përvojës kinematografike”.

Filmi do të realizohet në bashkëpunim me “Whitney Houston Estate”, e ngarkuara e së cilës është Pat Houston, kunata e së ndjerës. Këtij projekti do ti bashkohet edhe Clive Davis mentori i Whitney Houstonit. Ky do të jetë edhe producenti I filmit si dhe është ideatori që skenari të shkruhet nga Anthony McCarten.

Whitney është e njohur për këngët e dashurisë. Por artistja njihet edhe për skandalet që lidheshin me varësinë nga droga.

Ajo u gjet e pajetë në 11 shkurt 2012 në moshën 48 vjeçare.

Autoritetet amerikane e quajtën vdekjen e saj aksidentale shkaktuar nga përdorimi i kokainës dhe sëmundjet e zemrës.

Whitney fitoi 6 çmime “Grammy” dhe u nderua me 415 vlerësime duke u vendosur në librin Guines si artisja më e vlerësuar me çmime në botë.

Në vitin 1986 ajo fitoi çmimin e parë “Grammy” për interpretimin më të mirë pop. Një vit më vonë ishte e para artiste që zinte vendin e  parë në klasifikimin e albumeve “Billboard 200”, me albumin e dytë me titull “Whitney”.

Kolona zanore e filmit “The Bodyguard” (1992), ku ajo ka luajtur me Kevin Costner ndodhet në më të shiturat në botë.

Versioni i kënduar nga Whitney i këngës së njohur të Dolly Partonit “I Will Always Love You” u kthye në një emblemë për këngën.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...