Sonte nga Vjena koncerti i dytë i Kuartetit “Auner”

Do të vijë këtë mbrëmje të së premtes koncerti me  titull ”Beethoven-Muzikë Dhome me Kuartetin “Auner”. Edhe ky koncert për artdashësit shqiptarë do të vijë përmes plaftormës dixhitale dhe mundësohet nga Ambasada Austriake në Tiranë.

Të gjithë të interesuarit mund të bashkohen rreth muzikës përmes linkut dhe një fjalëkalimi.

Koncerti vjen drejtëpërdrejtë nga salla e Pallatit  Auersperg, të Vjenës. Në programin e kësaj mbrëmjeje që nis në orën 20.00 do të jenë vepra nga Beethoven dhe Moxart. Me Kuartetin “Auner” do te jete edhe klarinetisti Simon Reitmaier.

Disa nga regjistrimet janë bërë drejperdrejte në koncerte të mëparshme (të patransmetuara) ose janë regjistruar rishtazi ngaartistët në konzertsaal.at. Për të shkuar në faqet e internetit klikoni tek : https://www.konzertsaal.at/konzertsaal.

Në lidhje me aktivitetin vete artistet e kuartetit shprehen:

“Koncerti ynë i dytë në Pallatin Auersperg do të fillojë me kuintetin e famshem në klarinetes të Mozart në A major.

Partneri ynë Simon Reitmaier do të na shoqërojë këtu në skenën e bukur të Rosenkavaliersaal në Palais Auersperg.

Do te vijoje  kuarteti revolucionar i Beethoven Op. 59/3 këtë mbrëmje do të paraqesim dy nga gjenitë më të mëdha në historinë njerëzore në një pallat që luajti një rol të madh për të dy kompozitorët gjatë jetës së tyre. Mezi presim vizitën tuaj!”


 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...