Skandalet e Madonës dhe rruga drejt suksesit

Skandalet e Madonës, përballja me Papën, videoklipet seksi që i ndaluan, thashethemet për preferencat e saj seksuale dhe fotot nudo.

Madonna është një nga këngëtaret më të suksesshme komerciale, me miliona shitje, super produksione, videoklipe spektakolare, intervista sfiduese dhe shumë skandale që kanë krijuar dhe mirëmbajtur legjendën e saj.
Sfida ka qenë gjithmonë elementi i saj, dhe shumë kanë thënë se ndoqi një metodologji specifike për të arritur në majë.
Gjatë gjithë karrierës së saj, Madonna ka luajtur me median dhe marketingun, duke krijuar konflikte me qëllim mbizotërimin e saj.
Nuk ngurroi të përballej me Papën dhe kishën Katolike. Videoklipi i këngës, “Like a Prayer” skandalizoi me kryqet e flakta, Jezusin e zi dhe skenat erotike brenda një kishe. Padyshim e dinte që në fillim se do të kishte reagime, por a nuk dëshironte atë?
Seksi ishte vlerë konstante në arsenalin e saj në mënyrë që të kthehej në qendër të vëmendjes dhe të shtoheshin shitjet. Për shembull, videoklipi “Justifi My Love”, u ndalua nga MTV të shfaqej deri para mesnatës.
Një sfidë tjetër ishte paraqitja e saj me komedianen biseksuale Sandra Bernhard, e cila ngjalli zëra për preferencat e saj seksuale. Madonna i mohoi, por jo Bernhard. Skandali, edhe një herë, nuk e dëmtoi famën e mbretëreshës së pop.

/Ngjarje Botërore/

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...