“Sindolls”, binjaket shqiptare sukses në “The Voice of Italy”
Motrat binjake Serena dhe Ina Sinani që njihen me emrin e skenës “Sindolls” janë paraqitur mbrëmjen e kaluar në skenën e edicionit 2019 të “The Voice of Italy”. Ato kënduan këngën “Shumë pis” të Era Istrefit dhe Ledri Vulës në versionin rrep të personalizuar sipas mënyrës së tyre. Të katër anëtarët e jurisë kthyen karriget e kuqe për të shprehur unanimisht pëlqimin e tyre ndaj këtij dueti madje pyetja e parë që u drejtuan ishte gjuha në të cilën ato kënduan. Vajzat i shkruajnë vetë këngët e tyre, ato thanë se “rrepin e kanë në vena”, dhe se zgjedhin që të shkojnë në ekipin e Gue-së. Pequeno.
Në audicionet e fshehura vajzat Sindolls bënë qe të katër anëtarët e jurisë, Gigi D’alessio, Morgan, Gue Pequeno dhe Elettra Lamborghini, të kthehen për to. Të shpresojmë më të mirën dhe urojmë suksese për to!
Ndiqni në vijim interpretimin e tyre në talent show që këtë vit drejtohet nga Simona Ventura.