Shuhet Eddie Van Halen, kitaristi legjendar la pas një trashëgimi të pasur muzikore

Ka ndërruar jetë një ditë më parë Eddie Van Halen, kitaristi legjendar dhe bashkëthemeluesi i grupit “Van Halen”. Muzikanti legjendar ndërroi jetë në moshën 65 vjeçare pas një lufte të gjatë më kancerin.

Kitaristi është bërë pjesë në  “Rock and Roll Hall of Fame” ka lënë pas një koleksion pjesësh që zor se mund të krahasohen me të tjerë.

Eddie Van Halen lindi në Amsterdam në vitin 1955. Emri i tij i vërtetë është Edward Lodewijk Van Halen. Ai ka qenë edhe kompozitor, producent dhe njihej edhe si inovator.

Edi ishte ishte kompozitori kryesor i grupit të cilin e themeloi bashkë më të vellanë që ishte bateristi I grupit. Edi lindi në një familje me aspirata muzikore. Babai i tij luante në klarinetë, saksofon dhe në piano. Ishte mjaft I vlerësuar si pianist. Familja u zhvendos drejt Amerikës në vitin 1962 ndërsa të dy vëllezërit nisën të marrin mësime pianoje që kur ishin 6 vjeç.

Edi pëlqente më shumë kitarën dhe ka pranuar në një intervistë të famshme se shumë kohë nuk ka ditur të lexojë partiturën. Ai ishte talent natyral, mësoi duke dëgjuar dhe vështruar duke qenë një njeri i improvizimit. Grupi i parë i vëllezërve Van Halen u themelua në vitin 1972 ndërsa emërtimin Van Halen e mori në mesin e viteve ’70.

Në vitin 1977 u firmos edhe kontrata me shtëpinë diskografike “Warner Bros”.

Albumi debutues arriti në vitin 1978 dhe pushtoi gjithë botën me tingujt e tij. Albumi I parë mbante emrin “You Really Got Me”.

Me Edin në kitarë grupi solli në treg 12 albume në studio.

Suksesin më të madh e arriti me albumin me titull “1984”. Ky album shiti më shumë se 10 milionë kopje në SHBA dhe grupi u nderua me diskun e platintë. Të tjera merita të njohura publikisht për kitaristin ishte edhe I votuari në vendin e parë si kitarist në revistën “Guitar Ëorld” në vitin 2012.

Grupi mori edhe një Grammy në vitin 1992 për “For Unlaëful Carnal Knoëledge” si dhe u përfshi në “Rock and Roll Hall of Fame” në vitin 2007. Talentin e tij ai jua dha “hua” edhe artistëve të tjerë, emrave të mëdhenj si psh Majkell Xheksonit të cilit i kompozoi pjesën solo në këngën “Beat It”.

Ai bashkëpunoi me Black Sabbath, Roger Waters, Brian May dhe me KISS.

Problemet me shëndetin nisën në vitin 2000 kur u trajtua për kancerin në gjuhë. Në atë kohë ai u operua dhe një pjesë e gjuhës ju hoq. Kanceri ju rikthye por kësaj here në fyt. Në gjithë 10-vjecarin e fundit ai u trajtua për këtë. Edhe pse kishte problem me shëndetin ai vazhdoi të luajë dhe përfshiu në grup të birin.

Tashmë Wolfgang është basisti I grupit prej vitit 2006. Artisti la pas një trashëgimi të pasur muzikore, të birin dhe Xhenin, bashkëshorten.

Përvecse si muzikant ai njihej edhe si shpikës, duke krijuar një sistem mbajtës për kitarën apo për çfarëdo lloj instrumenti.

Kjo pajisje i lejonte kitaristit të mbante instrumentin në një mënyrë të atillë sa ai të mund të provonte teknika të reja dhe të luante në të gjitha kordat nga çdo kënd.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...