Shpërbërja e “Beatles”, grupit më të njohur të muzikës “pop”

Beatles, grupi më i madh pop në planet, nuk mund t’i shpëtonte brejtjes së kohës. Ishte 10 Qershor 1970, kur Paul McCartney njoftoi se Beatles nuk do të bashkëpunojnë më kurrë.
Numërimi mbrapsht për shpërbërjen e “Beetles” kishte filluar. Deri në atë ditë të zymtë, për miqtë e tyre të panumërt, asgjë nuk linte të kuptonte ndarjen. Në publik, Paul, John, Ringo dhe George, kujdeseshin të qetësonin të gjithë me deklaratat e tyre të vazhdueshme. Por, brenda Beatles kriza kishte shpërthyer. Arsye artistike, strategji personale, gishta femërorë dhe dallime në biznes, kishin ndryshuar kiminë mes tyre, që lindi këngë kryevepra të muzikës pop. Më 30 Dhjetor 1970, Paul McCartney mori një tjetër iniciativë, dhe në një padi në një gjykatë angleze, kërkon shpërbërjen e “buburrecave”. Fundi vjen dhe me vulën gjyqësore katër vite më vonë, në të njëjtën ditë. Çdo përpjekje për ribashkimin e tyre u shua në mbrëmjen e 8 Dhjetorit 1980, kur John Lennon binte i vdekur nga plumbat e Mark Chapman.

/Ngjarje Botërore/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...