Schmidhammer dhe Kretz koncert në Universitetin e Arteve në Tiranë

E hëna e javës që vjen do të sjellë në sallën “Black box” në Universitetin e Arteve pianistin Mathias Schmidhammer dhe Johannes Kretz (elektroakustikë) të dy nga Universiteti i Muzikës dhe i Arteve Interpretuese të  Vjenës.

Në program të dy muzikantët do të interpretojnë vepra nga Mozart, Debussy, Kretz dhe Schmidhammer.

Koncerti nis në orën 19.00 të hënën e datës 18 nëntor 2019.

Kjo mbrëmje bëhet e mundur falë bashkëpunimit mes Departamentit të KMD dhe Pedagogjisë Muzikore të Fakultetit të Muzikës në Universitetin e Arteve në Tiranë dhe Departamentit të Muzikës, Elektroakustikës dhe Inxhinerisë së Zërit në  Universitetin e  Muzikës dhe të Arteve Interpretuese të  Vjenës, Austri. Bashkë me këto dy institucione në këtë aktivitet janë edhe përfaqësia diplomatike e shtetit austriak në vendin tonë si dhe Shoqata e Kompozitorëve Shqiptarë (ACA).

/Opusalb/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...