Savjana Vjerdha fituesja e Festivalit të këngës qytetare “Luleborë”2020

Festivali i këngës qytetare “Luleborë” ka  zhvilluar  mbrëmjen e kaluar edicionin e pestë të tij.

Ky aktivitet mbahet nën kujdesin e Bashkisë së Shkodrës.

Gjatë muajit qershor Bashkia kishte shpallur ftesa të hapura për pjesëmarrje në këtë aktivitet drejtuar kompozitorëve të rinj dhe të njohur.

Në festival u paraqitën 21 krijime të reja nga të cilat njëra ishte përshëndetëse dhe jo në konkurim për shkak se kompozitori i saj kishte ndërruar jetë.

Një natë më parë këngët u paraqitën para jurisë ndërsa të shtunën para një publiku të kufizuar për shkak të kushteve që dikton pandemia.

Kënga fituese e Festivalit të Këngës Qytetare “Luleborë”  u shpall  kënga e interpretuar nga këngëtarja nga Shkodra Savjana Vjerdha, me muzikë të kompozitorit Enis Mullaj dhe tekst të Erjona Rushitit.

Me këngëtaren Savjana Vjerdha publiku i gjerë u njoh fillimisht kur në vitin 2012  ajo mori pjesë në edicionin e parë të konkursit televiziv “X-Factor”.

Më tej pjesëmarrjet e saj vazhduan si psh në vitin 2014 në shfaqjen me titull. “Kënga ime”.

Ajo ka vijuar me bashkëpunime me autorë këngësh si psh me kompozitorin Gent Myftaraj dhe Lambert Jorganxhi të cilët kanë shkruar muzikën e këngëve të kënduara prej saj si:  “Lajka bon” (2014) dhe “Edhe një herë” (2016).

Bashkëpunimi i ri ime kompozitorin i dha Savjanës edhe çmimin e edicionit të vitit 2020 të Festivalit me titull “Luleborë”.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...