Sallat e koncerteve dhe aktiviteti i tyre muzikor

Kemi arritur në një pikë kur mungesa e sallave të koncerteve po asfikson aktivitetet artistike në Kryeqytetin tonë. Tingujt e tyre artistikë janë zëvendësuar me ato të matrapikëve gjigantë apo kantiereve të ndërtimit në çdo rrugicë të Tiranës. Mbyllja për rikonstruktim e sallës së madhe të Akademisë së Arteve dhe e TOB-it ka paralizuar pothuajse jetën koncertale, megjithëse janë hapur dy salla të vogla si ajo “Tonin Harapi” si dhe një brenda Akademisë së Shkencës. Ndërkohë pretendimet për koncerte dhe për gjallërimin e jetës koncertale rriten së bashku me kohën. Mendoj se edhe sikur të ishin të hapura dhe të fundksiononin dy sallat e mëdha që përmendëm do të duhej të pajiseshin me infrastrukturën e nevojshme. Në praktikën tonë jemi mësuar me mendimin se koncertet organizohen vetë nga kërkesat e organizatorëve të ndryshëm, ndërsa në Evropë organizimin e aktivitetit specifik e kurojnë pikërisht pëgjegjësit e sallave. Ja një shembull tipik i menazhimit të një salle koncertesh në Spanjë.

Quhet salla e koncerteve apo Auditori “Viktor Vilegas” në Murçia të Spanjës. Ky qytet ka 500.000 banorë, pra sa gjysma e Tiranës.

Në programin e Auditorit vërejmë:

Në dt. 11 janar Koncert i muzikës pop – rok i një grupi që vjen aty direkt nga Anglia e Irlanda. Në dt. 12 janar koncert me muzikë nga Carlos Gardel dhe Astor Piazzolla, si një seri prej 4 koncertesh të organizuara në këtë auditor.

Në 13 janar koncert i kuartetit Brentano me vepra të Mozartit e Beethovenit.

Në dt 15 janar, me rastin e 250 vjetorit të Beethovenit janë planifikuar të ekzekutohen të 32 sonatat e kompozitorit të madh. Këtë datë pianisti Javier Negrin luan disa nga sonatat e Beethovenit si dhe 18 etydet e Ligetit.

Në dt. 16 janar kori i diskantistëve dhe Orkestra Simfonike e rajonit të Murçias luajnë vepra të kompozitorit spanjollë Roque Banos, i cili drejton dhe orkestrën.

Në dt.  17 janar rokisti Coque Malla i grupit spanjoll Los Ronaldos mban koncertin e tij.

Më 18 janar Orkestra Simfonike e Murçias shoqëron flautistin Antonio Nicolas dhe harpistin Antonio Domene nën baketën e dirigjentit Georg Mark. Repertori përmban muzikë nga Lutoslavskij, Bartok dhe Beethoven.

Në dt. 24 janar këngëtari i njohur spanjoll Sergio Dalma i cili nuk arriti të fitojë Eurovizionin mban koncertin e tij në kuadër të turrit në Spanjë.

Në dt. 25 janar këngëtari Carmesi mban koncertin e tij në ora 21.30, ndërsa në ora 18.00 nën shoqërimin e muzikës magjistari Jorge Blass mban shfaqjen e tij iluzioniste në kuadër të aktiviteteve familjare që organizon Auditoriumi.

Në dt. 27 janar Orkestra simfonike e Frankfurtit me violinistin solist Fumiaki Miura luan vepra nga Musorskij, Çajkovskij dhe Shtraus, në drejtimin e Andres Orozco-Estrada.

Më 30 janar pianisti Gabriel Escudero mban koncertin e tij recital me vepra nga Shopen dhe Beethoven.

Kuptohet qartë se salla është e hapur të gjitha ditët e muajit, ka një sit në internet për informacione të hollësishme, propagandon muzikën klasike, romantike, spanjolle si dhe muzikën e lehtë, duke ruajtur nivelin e rangut të saj. E gjitha kjo organizohet sipas programeve të parapërcaktuar për fëmijët, për familjet, për të rinjtë për dashamirësit e muzikës klasike e asaj simfonike. Ftohen formacione të niveleve botërore dhe artistë me emër.

Atëherë a mund të jemi të kënaqur nga jeta koncertale në Tiranë?

 

Nestor Kraja

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...