Roberta Battaglia, vogëlushja kanadeze befason “American Got Talent”

Çdokush ka provuar të këndojë në karaoke qoftë dhe njëherë të vetme e kupton se nuk është aspak e lehtë të këndosh këngët e artistes Pink. Aq më tepër t’i këndosh e të tingëllojnë mirë. Kur është fjala për këngën „What About Us”, punët ndërlikohen. Roberta Battaglia, është një vogëlushe 10 vjeçare që tashmë ka arritur në gjysmëfinalen e “American Got Talent”.

Ajo nuk është nga ato vajzat e zakonshme me zë të bukur. Nga interpretimi i saj rezultoi një këngë befasuese dhe që gjeti menjëherë vend. Roberta edhe në audicione mori një golden buzzer për interpretimin e nje kënge të vështirë siç është “„Shallow” nga Lady Gaga.

Kjo vogëlushe është tashmë 11 vjeç dhe është gati të shkojë drejt finales. Ajo është nga Toronto dhe ka trashëguar kurajon për të kënduar për publikun dhe talentin po ashtu nga i ati, inxhiner ne profesion që punonte në televizionin lokal të qytetit ku jetojnë.

 

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...