Rivjen Festivali Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja” 2019

Mjaft nga zërat e spikatur të skenës shqiptare kanë dalë jo vetëm nga Fakulteti i Muzikës së institucionit të lartë arsimor i vetmi në vend (Akademia e Arteve- sot Universiteti i Arteve) por edhe nga garat muzikore. Disa prej tyre kanë udhëtuar tashmë edhe drejt skenave të tjera, por në jetëshkrim zë një vend me rëndësi edhe Festivali Operistik që mban emrin e artistes së njohur Marie Kraja.

Sopranot Evis Mula dhe Enkeleda Kamani, Renisa Laçka apo këngëtarja nga Kosova e skenave lirike ndërkombëtare Marigona Qerkezi, e më tej  tenorët Klodian Kaçani e Ramë Lahaj etj. janë vetëm disa prej pjesëmarrësve që kanë prekur në vite podiumin e Festivalit Ndërkombetar Operistik “Marie Kraja”. Ata kanë konkuruar krah këngëtarëve të tjerë lirikë që nga vende të ndryshme të botës kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për të marrë pjesë në këtë aktivitet.

Pas një periudhe shkëputjeje prej 3 vjetësh nga edicioni i fundit, ky Festival pritet të rivijë në vëmendje të publikut në edicionin e 17-të. Ky aktivitet është i hapur për këngëtarët lirikë nga 20-34 vjeç. Të gjithë të interesuarit kanë pasur mundësinë që të dërgojnë materialet për të marrë pjesë brenda datës 18 shkurt.  Të gjithë pjesëmarrësit ju nënshtrohen dy fazave, gjysmë finales dhe finales. Mes 8 finalistëve do të jetë edhe emri i fituesit të çmimit të madh “Marije Kraja” në vlerën 4 mijë euro (operafestalbania.com).

Këtë vit aktiviteti me karakter garues do të mbahet në datat 19 dhe 20 Prill 2019 në sallën e Qendrës Kulturore pranë  Katedrales Orthodhokse në Tiranë.

Për të gjithë të interesuarit  për ta ndjekur këtë Festival shitja e biletave fillon në datën 8 prill.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...