Rita Ora: “Lutjet e mia janë për ty Shqipëri”!
Ditën e djeshme në postimin e saj në median sociale këngëtarja shqiptare nga Kosova Rita Ora shkruante e tronditur për tërmetin në Shqipëri dhe vdekjen e 16 personave.
Ajo u bënte thirrje ndjekësve të saj të ndihmonin Shqipërinë në këtë tragjedi:
“Këto janë lajme të tmerrshme dhe shkatërruese për njerëzit në Shqipëri. 16 kanë ndërruar jëtë dhe mbi 600 janë të plagosur. Kam familjarë dhe miq në Shqipëri ndaj për ditëlindje i bëj thirrje gjithëkujt të dhurojë për këtë krizë. Lutjet e mia janë për ty Shqipëri”!, shkruante Rita.