Rikthimi plot shkëlqim i Arenës së Veronës
Traviata, Aida, Trovatore, Karmen, Toska, pra pesë nga veprat lirike më të njohura dhe më të shquara me zëra nga më të mëdhenjtë si: Anna Netrebko, Placido Domingo, Leo Nucci, Vittorio Grigolo, Aleksandra Kurzak, Jusif Eyvazof, Saioa Hernandez, Maria José Siri etj., kështu kthehet Arena e Veronës. Sezoni i ri pritet të shkëlqejë me shfaqje që nisin nga 21 qershori që do të vazhdojnë deri në 7 shtator nën drejtimin e të ngarkuarës dhe drejtores artistike Cecilia Gasdia dhe nën drejtimin muzikor të Daniel Oren që do të jetë në podium për 25 mbrëmje.
“Arena do të kthehet ashtu siç i thoshin njëherë e një kohë Skala e verës, kur vinin e këndonin zërat më të shquar”,- ka thënë kryetari i Bashkisë. Ai pohon se deri tani janë shitur thuajse 100 mijë bileta që do të thotë 23 mijë spektaktorë më shumë krahasuar me vitin 2018.