Rikthimi i bujshëm i Demi Lovatos

Interpretimi i saj në skenën e çmimeve “Grammy” është mirëpritur dhe përcjellë me shumë vlerësim nga mediat kudo nëpër botë.

Mediat nuk kanë lënë pa shkruar edhe për njeriun që ishte kujdesur për grimin e këngëtares, grimieri me origjinë shqiptare Mario Dedivanoviç.

Që në fillim të këngës artistja u detyrua të ndërpresë interpretimin për ta rinisur menjëherë ndërsa një lot u pa të rridhte nga sytë e saj.

“Anyone” është kënga e parë e shkruar nga Demi Lovato e interpretuar pas një shkëputjeje të gjatë prej 18 muajsh.

Këngëtarja rikthehet nga një periudhë e vështirë e mbidozës dhe rehabilitimit. Kjo këngë u këndua premierë në cmimet “Grammy”  dhe u prit me shumë ovacione. Salla e gjithë u ngrit në këmbë.

Kënga është kompozuar katër ditë para se artisja të merrte mbidozë. Demi vetë pranon se vargjet janë një thirrje për ndihmë ndaj asaj që ishte e pashmangshme.

E reja 27 vjecare ka shkruar një vijë melodike të thjeshtë, por që vjen e bëhet më e fuqishme dhe artistja e zbukuron me zërin e saj sa të butë po aq edhe plot forcë.

Demi po rikthehet në aktivitetet më të rëndësishme në SHBA: mimet “Grammy “dhe koncerti që do të mbajë më 2 shkurt në Super Bowl.

Aty pritet të këndojë edhe himnin amerikan, një sprovë e vështirë edhe për zërat e fortë të skenës. Më 25 janar Demi në një intervistë u shpreh plot energji se pas 2 vjetësh ka nisur të këndojë live.

Kjo artiste ka qenë e kandiduar në çmimet “Grammy”  për “Zërin më të mirë në një albumi pop”  në vitin 2017 dhe për paraqitjen më të mirë duo bashkë me Aguileran në vitin 2019 në këngën “Fall in line”.

 

 

 

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...