Rikthehen pas 13 vjetësh Genesis

Rikthehen pas 13 vjetësh “Genesis”. Grupi pritet të nisë dhe një turne në vitin 2020 por këtij turneu do t´i mungojë Peter Gabriel. Sipas agjencise italiane ANSA, grupi do të mbajë dhjetë koncerte gjatë këtij turneu.  Solisti Peter Gabriel që u largua nga grupi në vitin 1975 nuk do të jetë me të tjerët. Në grup do të jetë edhe djali i Collins, 18 vjecari Nicholas, në perkusion.

Grupi u shpërbë në 1996 ndërsa në vitin 2010 u bë pjesë e “Rock and Roll Hall Of Fame”.

Herën e fundit që grupi i njohur i rrokut  interpretoi bashkë ishte në vitin 2007 me rastin e 40 vjetorit.

Në vitin 2018 Collins u shpreh për revistën “Rolling Stones” se kishte probleme më shëndetin dhe se do të merrte në konsideratë ribashkimin vetëm nëse në perkusion do të luanti i biri, Nicholas. “Sepse nuk mendoj se jam në gjendje” ishte shprehur Collins.

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...