“Revenir” nga Redi Marku në lojën e kitaristit rumun

Pjesa e autorit shqiptar Redi Marku me titull “Revenir” është rregjistruar së fundmi në Florida nga kitaristi rumun dr. Silviu Ciulei pedagog ne Universitetin e Floridas.

Në intervistën që OPUSALB realizoi me kitaristin Marku në muajin korrik të këtij viti i pyetur  mbi krijimet e tij kitaristike dhe bashkëpunimet me instrumentistë të huaj, ai shprehej:

“Fillimet e kompozimit në kitarë datojnë nga viti 2007 ku kompozova pjesën time të parë “Nostalgjia” dhe me pas disa pjesë të tjera te cilat nuk u promovuan deri disa vite më pas. Në vitin 2013 më erdhi idea të krijoj një pjesë mbi temën e filmit “Skenderbeu” (Kështjella) e cila do ishte pjesa që më sprovoi dhe më bëri të dokumentohem më shumë per krijimin në kitare. Përkushtimi per kete pjese ka qenë i madh dhe vetëm pas 3 vjetësh ajo mori formën e saj finale duke skalitur dita ditës dëshirën dhe pasionin për krijimin në kitarë.

Pas saj ju riktheva kompozimeve te para te cilat u rigjeneruan dhe vendosa në vazhdim të arranzhoja disa pjesë shqiptare për kitarë duke ndjerë nevojën e krijimit të një repertori me muzike shqiptare ne kitarë. Ky repertor pothuajse i munguar më bëri që të filloj të perzgjedh disa kenge shqiptare te cilat kanë lënë gjurmë në historinë e muzikës shqiptare por dhe mund të përshtateshin më mirë në kitarë. Pas një pune njëvjeçare realizova disa arranzhime të cilat do preferoheshin të luheshin nga shumë kitaristë në gjithë botën. Disa nga arranzhimet e mia janë kënga: “Mu ne bahcen tende”, “Valsi i lumturisë”, “Varkat po nisen”,”Lule bore”, “Vallja e Tropojës”, muzika e filmit  “Në fillim të verës” etj.

Krahas krijimit ndjeva të nevojshme që ti promovoja ato nëpër rrjete sociale dhe të kontaktoja kitaristë të ndryshëm nga e gjithë bota. Fillimet kanë qenë të veshtira për ti promovuar pasi i shihnin me mosbesim dhe nuk e njihnin muzikën shqiptare pavarsisht se ju pëlqente dhe ju dukej interesante. Por ngulmimi im duke kërkuar bashkëpunimin me kitaristë nga mbarë bota, filloi të jepte rezultatet e para. Filluan të afroheshin kitaristët e parë të cilët luajtën këto pjesë si:  Andrey Shilov nga Ukraina dhe Noam Kanter nga Hollanda i cili vjen në Shqipëri dhe luan në koncert 3 pjesë shqiptare. Videot e tyre u pëlqyen dhe veprat e mia filluan të luhen nga kitaristë të ndryshëm nga: Rusia, Italia, Franca, Bosnja, Kanadaja, Irani, Thailanda, Kili etj. Muzika shqiptare filloi të luhet në koncerte në vende të ndryshme si Hollande, Belgjike, Spanje, Gjermani, Itali, Rusi, Serbi, Kine etj. Një nga bashkëpunimet më të frytshme është ai me kitaristin e njohur rus Vladimir Gapontsev i cili ka regjistruar disa nga veprat e mia të cilat kanë promovuar me sukses muzikën shqiptare në gjithë botën nëpërmjet rrjeteve sociale. Botimi i 4 veprave të mia nga Bergmann Edition në Danimarkë bën që ato të shihen me seriozitet nga shume kitariste dhe profesorë kitare të cilët kanë filluar ti përdorin me studentët e tyre nga ana didaktike”.

 

 

 

 

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...