ReMusica në Prishtinë, mbrëmje akusmatike dhe përvojë belge
E marta e 28 majit do të ftojë sërish adhuruesit e muzikës në Prishtinë për një mbrëmje të veçantë në llojin e saj. Programi i radhës i Festivalit ReMusica është i ndarë në dy pjesë: fillimisht në orën 18.00 në Amfiteatri i Biblotekës Universitare do të vijë një bashkëpunim mes Kosovës dhe SKENËS SË RE Belgjikë. Bashkëpunimi qëndron mes Degës së Artit Muzikor të Universitetit të Prishtinës dhe Studentëve të Konzervatorit Mbretëror të Monsit (ARTS² École Supérieure des Arts) përkatësisht klasës së prof. Donika Rudit nga Kosova dhe prof. Clement Parmentier nga Belgjika.
Për të vijuar po sonte në orën 20.00 në mjediset e këtij Amfiteatri do të jetë sërish CLÉMENT PARMENTIER.
Kompozitori, videografi, spacializeri dhe sound-designeri do të interpretojë në “Natën akusmatike dhe video-muzikore belge”.
Ky është edhe programi i kësaj mbrëmjeje:
Bernard Parmegiani
La roue ferris
Beatriz Ferreyra
La ba balle du chien chien à la mé mère
Clément Parmentier
Trou noir
Clément Parmentier
Je m’en fous
Manah Depauw & Jen Debauche
Gemini
Clément Parmentier
Rêve éveillé # 2
Theksojmë se ky koncert është i pesti në kuadër të Festivalit ReMusica, edicioni i vitit 2019.
Festivali ka nisur sivjet më 24 maj dhe do të mbyllet me koncertin e mbrëmjes së 2 qershorit.
Ky është edicioni i 18-të i Festivalit Ndërkombëtar të Prishtinës ReMusica drejtore e të cilit është pikërisht njëra nga protagonistet e kësaj mbrëmjeje, kompozitorja nga Kosova Donika Rudi. Jo vetëm koncerte, por edhe masterklase janë duke u mbajtur në kuadër të këtij Festivali i cili u gjendet pranë edhe grup-moshave më të reja e deri tek më të rriturit.
/Opusalb/