“Ravenna Festival”, kryeveprat muzikore nën drejtimin e dirigjentit të shquar

Dy kryeveprat muzikore të kompozitorit Dvorzhak – Simfonia nr 9 “Nga bota e re” dhe Koncerti për violonçel dhe orkestër nr.2-priten në programin që do të mbahet në kuadër të “Ravenna Festival” në Rocca Brancaleone.

Koncerti nis në orën 21.30 dhe do te interpretohet nga Orkestra Rinore Luigi Cherubini nën drejtimin e mjeshtrit Riccardo Muti.

Solist në këtë mbrëmje do të jetë violonçelisti i parë i Vjenës për më shumë se 20 vjet Tamás Varga.

Në vitin 1892 kompozitori bohem u ftua nga mecenatja Jeannette Thurber për të drejtuar Konservatorin e Nju Jorkut, një nga shkollat e para që pranonte gratë dhe afroamerikanët.

Nën drejtimin e Dvorzhakut Konservatori u kthye në një model përparimtar dhe meritokracie.

Mes studentëve të tij ndodhej edhe kompozitori afro-amerikan Harry Burleigh, që i bëri të njohur Dvorzhakut repertorin e pafundëm shpirtëror të tyre.

Duke i bashkuar dy trashëgimitë popullore, atë boheme dhe atë amerikane lindi edhe Simfonia nr. 9 “Nga bota e re” që në vitin 1893 debutoi me sukses në “Carnegie Hall” si dhe “Koncerti i Dytë” për violonçel që edhe sot është ndër koncertet më të dashur dhe më të interpretuar në botë.

Biletat e këtij koncerti janë të gjitha të shitura por edhe drejtëpërdrejtë mund të ndiqet falas në ravennafestival.live në bashkëpunim me Riccardo Muti Music.

Koncerti do të jetë i mundur të ndiqet deri në 15 gusht.

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...