Qershori çel rregjistrimet për nxënësit në shkollën artistike “Jordan Misja”
Për të gjithë nxënësit e interesuar të ndjekin studimet në Shkollën Artistike “Jordan Misja” në Tiranë, njoftohet se në qershor do të nisë faza e parë e rregjistrimeve.
Ato do të çelen për të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e 10-të.
Rregjistrimet do të nisin në dhjetëditëshin e dytë të muajit që vjen e do të vazhdojnë deri në datën 3 korrik.
Degët e kësaj shkolle në të cilat nxënësit mund të rregjistrohen janë:
arti muzikor: kanto – këngëtarë për klasën e 10-të dhe harqe violinë, për klasën e 1-rë deri në të 10-të;
arti pamor: pikturë për klasën e 10-të.
Faza e parë e rregjistrimeve në deget e sipërpërmendura është: 20 qershor -3 korrik.
/Opusalb/