Prezantohet “Tok për kulturën tonë”, platforma më e re artistike

Është prezantuar mbrëmjen e kaluar në kanalin Youtube platforma më e re dixhitale e titulluar: TOK.

Në këtë platformë do të bashkohen organizata dhe artistë shqiptarë që jetojnë dhe  interpretojnë në diasporë apo në trojet shqiptare. Për ta prezantuar nismën fjala e hapjes u mbajt nga sopranoja shqiptare me famë botërore Inva Mula.

“TOK”… një fjalë shumë e bukur, e thjeshtë, vetëm me tre shkronja, por që do të thotë shumë. Pikërisht kur mblidhemi së bashku, kur bëhemi TOK jemi më të fortë dhe kur jemi të fortë duam të tërheqim të gjithë të fortët rreth vetes dhe  duam të bëjmë dicka shuëm të bukur.  Për atë kulturë që ne kemi trashëguar nga gjyshërit dhe baballarët tanë, por do të donim që kjo kulturë qe të bëhet një urë lidhëse për të gjithë brezat, të bëhet një urë lidhëse për fëmijët tanë dhe për të gjithë ata që do ta mbajnë në zemër kulturën e bukur shqiptare”, u shpreh ndër të tjera sopranoja Mula.

Organizata të ndryshme në qytetet të ndryshme në botë sollën mbrëmjen e kaluar instrumentistë, këngëtarë lirikë, balërinë, interpretues të fjalës artistike. Transmetimi premierë në Youtube nisi në orën 19.00.

Organizatat në Vjenë, Tiranë, Hamburg, Zyrih, Londër, Prishtinë, Berlin, Këln dhe nga Arbëreshët në shtetin fqinj me interpretimet e artistëve u bën bashkë për kulturën tonë!

E para që hapi transmetimin  ishte mezzo-sopranoja nga Kosova  Flaka Goranci që solli për publikun tri pjesë të njohura shqiptare duke e nisur me këngën simbol për të gjithë shqiptarët: “Luleborë”.

Bashkë nga Vjena me Flakën interpretuan Enxhi Rroji (pianiste), Laura Llozi (violiniste), Margona Komani (çelliste), solisti dhe koreografi i Operës Shtetërore të Vjenës,  Eno Peçi.  Në nderim të publikut dhe të nismës artistët ishin kujdesur për kostumet që mbanin firmën e stilistes së njohur Flutura Dedinja.

Në vijim programi:

►Fjala hyrëse Inva Mula (soprano)

 ►VJENA – Organizata KÂ

Muzikë

Artistët:

Flaka Goranci (mezzo-soprano), Enxhi Rroji (pianiste), Laura Llozi (violiniste), Margona Komani (çelliste).

Veprat: ‘Luleborë’, ’Asaman trëndafili çelës’, ’Kur më vjen burri nga stani’

Performancë – balet Artisti: Eno Peçi (koreograf dhe prima-balerin) Vepra: ‘Muzg‘

 ►ZÜRICH – Organizata Brezi Ynë

Muzikë

Artisti: Vendim Thaçi (kitarist) Veprat: Jochan Sebastian Bach ‘Allemande’, Astor Piazzolla ‘Milonga del Angel’, Perre Lerich Prèlude no. 4, Gary Ryan ‘Hot Club Francais’

►HAMBURG – Organizata ODA

Muzikë

 Artisti: Anda Gjini (flautiste), Aysem Bolukbasi (Piano). Veprat: variacione mbi një temë popullore

►PRISHTINA – Organizata Germin Muzikë Artistët: Mjellma Istrefi (kantautore, regjisore), Shkumbin Istrefi (kitarë). Veprat: ‘Deal with it’, ‘Choose you’, ‘Navajo’, ‘Una Notte a Napoli’

►KÖLN – Organizata URACult Recitim Artisti: Kasem Hoxha (aktor). Vepra: ‘Cigarja’ nga Fadil Kraja

►HORA E ARBËRESHËVET

Lexim

Artisti: Mario Caliva (regjisor) Vepra: ‘Qish’

►TIRANA – Organizata Germin

Muzikë

Artisti: Adhurim Demiri (kantautor) Vepra: ‘Mall Bulevardi’, ‘Zemër e një gruaje’

►BERLINI – Organizata MARRJA ZEZË

Lexim Artistja: Jehonë Jahaj

Veprat: ‘Kein Mannifest‘, ‚Albanische Absolution‘

►LONDRA – AJO

Muzikë

Artistët: Vjollca Robelli-Mripa (kantautore), Christian Prior (pianist). Veprat: ‚Burrnesha‘, ‚Kënga e Qamiles‘, ‚Zare‘, ‚Nëna‘

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...