Prezantohet ekipi i Festivalit të 59-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar
Në prani të autorëve, interpretuesve dhe gazetarëve te kultures Drejtori i Festivalit të 59-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, Martin Leka, ka prezantuar disa ditë më parë ekipin organizator të këtij edicioni.
Regjizori i Festivalit të vitit 2020 do të jetë Pali Kuke, skenari i është besuar gazetarit Blendi Salaj. Në drejtim do të jenë aktorja Jonida Vokshi dhe skenaristi Salaj.
Festivali këtë vit do të mbahet midis datave 17-26 dhjetor, në varësi të kushteve të diktuara nga pandemia dhe moti.Për shkak të rrethanave të krijuara nga COVID- 19 Festivali do të mbahet në mjedis të hapur, pranë sheshit “Italia” në kryeqytet. Interpretuesit kanë mundësi të përcjellin këngën e tyre artistiksht, nëpërmjet interepretimeve që do të lejojnë jo më shumë se 7 persona në skenë, përfshirë këngëtarin, duke respektuar protokollin e masave anti-covid të përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë.