Po ne, nga cilat përvoja mësojmë?

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës në Plovdiv,  Bullgari ka nisur që nga viti 1964 nga një grup entuziast muzikantësh, me mbështetjen e Bashkisë së qytetit dhe Ministrisë së Kulturës.

Edicioni i parë i festivalit nisi në ditët e para të Korrikut të viti 1964 në Muzeun Etnografik të Plovdivit të vjetër në një kompleks historik arkitekturor. Aktiviteti i kushtohej muzikës klasike dhe ishte një mundësi për kompozitorët e rinj bullgarë. Disa nga themeluesit ishin Prof. Vladimir Avramov, Prof. Aleksandër Neinski, Dobrin Petkov, Marko Mesholam, etj.

Disa nga muzikantët që debutuan në këtë festival ishin violinist ebre Yfrah Neaman, pedagogu e violinisti nga Salzburgu Michael Frischenschlager, duo Emil Kamilarov dhe Dina Schneidermann, etj. Festivali tashmë mbështetet dhe nga Fondacioni me të njëjtin emër , i krijuar në vitin 1980, i përbërë nga anëtarë aktivë.

Bordi artistik që selekton programet përbëhet nga muzikantë të shquar bullgarë si . Prof. Anastas Slavchev, Prof. Georgi Kanev, Prof. Alexandar Spirov, Assoc. Prof. Krikor Chetinyan, Prof. Dr. Julian Kujumdziev, Prof. Dr. Plina Kujumdzieva, Dr. Veselin Emanuilov, Adelina Kaludova, Julia Manolova, Dr. Polia Paunova-Tosheva, etj.

Nga këto organizime serioze, jetëgjata dhe me jehonë të rëndësishme në gjithë Evropën do të duhet të mësojmë edhe ne për të ecur të sigurt në rrugën e përkthimit të fondeve, në kulturë të vërtetë  dhe jo shpërndarje pluhuri në det. Dallimet kryesore mbeten në bordin drejtues; objektivin e qartë të lidhur me një strategji të përgjithshme rajonale apo nacionale; emrat e muzikantëve që ftohen; si dhe mbështetjen që duhet të sigurojnë. Ndërkohë festivalet tona private e personale po marrin pjesën më të madhe të fondeve që hedh Ministria jonë pa asnjë tregues të tillë.

/N.K./

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...