Pjesë shqiptare në koncertet e kitaristit Ramón Vergara

Nuk janë të pakta rastet kur instrumentistë të huaj u kanë dhënë jetë pjesëve shqiptare. Me interpretimet e tyre ata kanë bërë të njohura punët e autorëve shqiptarë. I tillë është edhe rasti i kitaristit  Ramón Vergara. Në një video të ditëve të fundit shihet Vergara ndërsa luan në Santiago të Kilit në koncert pjesë shqiptare për kitarë “Albanian dance”.

Në këtë mënyrë ai ka bërë që tingujt e muzikës shqiptare të dëgjohen në Amerikën e Jugut, në Kili dhe Peru.

Në intervistën e dhënë në muajin korrik për revistën e kritikës muzikore OpusAlb, kitaristi shqiptar  Redi Marku ndër të tjera foli edhe për bashkëpunimet e tij me instrumentistë që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Ai shprehej edhe për bashkëpunimin me kitaristin Ramón Vergara i cili pasi bëri të njohur muzikën shqiptare për publikun spanjoll me anë të dy koncerteve, do të vazhdojë ta promovojë atë në muajin gusht në turin e tij me disa koncerte në Kili dhe Peru.

Kështu edhe ndodhi. Në periudhën 22 gusht deri 6 shtator të këtij viti kitaristi Vergara mbajti 7 koncerte. Në repertorin e tij koncertor ai  përfshiu  edhe dy pjesë shqiptare.

Kitaristi Ramón Vergara është një nga promotorët e muzikës shqiptare në botë. Vetëm gjatë këtij viti  ai ka luajtur në repertorin e tij koncertor mbi 10 herë muzikë shqiptare për kitarë.

/Opusalb/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...