Pianisti Redi Llupa dhe violonçelisti Juan Sebastian Delgado koncert në Tiranë

“Shumë i kënaqur të ndaj sërish skenën me mikun dhe kolegun e dashur Juan Sebastian Delgado. Si një duo e muzikës së dhomës ne kemi luajtur që kur kemi qenë me studime në UWC Adriatic në vitin 2007! Tani udhëtimi ynë muzikor na çon në Tiranë, Shqipëri”.

Kështu ka njoftuar pianisti shqiptar Redi LLupa ndjekësit e tij në median sociale.

Të dy instrumentistët do të luajnë vepra nga:  Claude Vivier, Manuel De Falla, Enrique Granados, Vaso Tole, Thoma Simaku, Tonin Harapi, Astor Piazzolla, Marcelo Nisinman etj.

Hyrja është e lirë.

Koncerti “Diaspora Artistike dhe Shkencore – SHBA”, do të mbahet në 8 shtator në sallën Aleks Buda të Akademisë së Shkencave.

Bashke me Redin do te interpretoje dhe violonçelisti argjentinas Juan Sebastian Delgado.

Lajmi është bërë i ditur edhe  nga ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko i cili thotë se ky aktivitet kulturor vjen si bashkëpunim mes ministrisë së Shtetit për Diasporën dhe Akademisë së Shkencave së Shqipërisë.

Me 27 maj 2019 Redi Llupa mori pjesë në  Festivalin prestigjoz “ReMusica”.

Recitali pianistik i Redi Llupës në Prishtinë solli  ciklin e sonatave nga  George Walker –  tre nga të cilat ishin edhe Premerë Evropiane.

Karriera e Redit po zhvillohet përtej oqeanit por ai ka prekur mjaft nga skenat më të njohura në Evropë dhe më gjerë.

Prej vitit 2016 pianisti Redi Llupa mban edhe titullin Doktor i Arteve Muzikore (Doctor of Musical Arts).  Kjo pasi ai ndoqi (2013 – 2016)  studimet e Doktoraturës në Frost School of Music të Universitetit të Miami si student dhe asistent i virtuozit Santiago Rodriguez.

Repertori i tij pianistik  përmbledh muzikë nga kompozitorë të njohur të epokave të ndryshme nga Baroku deri tek shekulli XXI. Si një pianist i përkushtuar ndaj muzikës bashkëkohore, Dr. Redi Llupa vazhdimisht bashkëpunon me kompozitorët.

Një ndër këto bashkëpunime është me fituesin e çmimit “Pulitzer” në vitin 1996, George Walker, bashkëpunim që nisi në vitin 2015.

Pianisti nga Tirana ishte edhe i  pari që interpretoi  ciklin e sonatave për piano në një koncert të këtij artisti. Duke vlerësuar lartësisht lojën e tij, George Walker e ftoi personalisht të interpretonte në 95 vjetorin e tij në prill 2018 në Eastman School of Music. Redi pritet të  regjistrojë albumin e sonatave me shtëpinë diskografike ÉLAN Recordings.

Një anë tjetër e këtij instrumentisti të talentuar është edhe lëmi pedagogjik ku ai ftohet si artist dhe si lektor nga universitete me emër në botë si: Eastman School of Music, University of North Texas, Louisville, Oregon, Miami, Virginia etj .

Me kolegun e tij, violonçelistin Juan Sebastian Delgado, Z. Llupa ka ndërrmarë aktivitete si koncertore po ashtu edhe pedagogjike. Si duo Llupa – Delgado  japin vazhdimisht premiera të kompozimeve të reja.  Në vitin 2011, nisma e tyre për të zhvilluar një plan mësimor për fëmijët e favelave në Natal dhe Mossoro të Rio Grande do Norte në Brazil, u përzgjodh si projekt fitues i 100 Davis Projects for Peace.

Redi Llupa është gjithashtu një nga themeluesit e Kaleidoscope MusArt Inc., një organizatë jo-fitim prurëse në Miami, që ka për qëllim përkrahjen e artistëve të rinj dhe të kompozitorëve bashkëkohorë.

Pianisti shqiptar deri tani ka prekur edhe mjaft skena në Amerikën e Veriut dhe të Jugut, Azi dhe Evropë. Interpretimet  e tij pianistike kanë spikatur kur ai ka luajtur në salla prestigjoze si: Weill Recital Hall – Carnegie Hall, Parco Della Musica në Romë, dhe shumë të tjera.

 

/Opusalb/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...