Përurohet monumenti kushtuar John Lennon-it
Është përuruar sot në Ankona monumenti kushtuar John Lennon. Vepra e lartë 2.5 metra titullohet “Imagjino paqen” dhe është realizuar nga artistja Stefania Ricci dhe është instaluar në parkun e qytetit që riquhet “Parku i Paqes”. Vepra është frymëzuar nga një formë piramide e matematikanit Alexander Golod por me vizatime dhe shkrime siç është edhe ‘John Lennon Wall’ ndodhet në Pragë. Kjo nismë lindi nga BeatleSenigallia, shoqata që promovon shpërndarjen e muzikës dhe mesazheve të paqes, të dashurisë dhe vëllazërisë që ishin mjaft karakteristike të teksteve të kuartetit nga Liverpuli.
Kryetari i Bashisë së Qytetit ka thënë: “kemi nevojë për simbole të paqes dhe të mikpritjes, jo mureve në kufijtë mes vendeve tona dhe jo shtyrjes së njerëzve drejt detit”.
/Opusalb/