Për Festivalin e përvitshëm Mbarëkombëtar “Jorgjia Truja”

Disa vite më pare, kur nisa të punoj mbi Disertacionin tim “Edukimi muzikor në Shqipëri në gjysmën e parë të shekullit XX, krahas hulumtimit të gjerë, me kërshëri kërkova të takoj znj. Takuina Truja, e bija e artistes Jorgjia Filçe Truja për të gjurmuar fakte, literature, partitura muzikore dhe metodat pedagogjike muzikore, që vet artistja kur u kthye nga studimet i kishte sjellë nga Italia. Padyshim ndihesha e privilegjuar, që po mbaja në duar materialet me të cilat kishte nisur rruga e pedagogjisë vokale në një prej Instituteve më të rëndësishme të vendit, Institutit “Nana Mbretneshë” (1933-1944) , dhe pak kohë më pas, vajzat e Institutit do të bëheshin protagonistet kryesore të jetës publike muzikore në kryeqytet. Znj.Filçe Truja, Këngëtare lirike, pedagoge, regjizore, muzikologe, dhe një grua e rrallë, përfaqëson një kompleksitet vlerash profesionale e njerëzore. Pikërisht në nder të saj mbahet në Tiranë Festivali i përvitshëm Mbarëkombëtar “Jorgjia Truja”, përkatësisht në muajin Prill –Maj. Nisja e Festivalit “Jorgjia Truja” në Prill për këngëtarët hobistë dhe profesionistë përkon pikërisht dhe me muajin ku dita e 16 –të e tij është shpallur “Dita Botërore e Zërit”. Tradita që përvijohet vit pas viti e mbajtur fort nga Z. Takuina Truja si Drejtore e Projektit mblodhi 50 këngëtarë të rinj amatorë, që garuan dhe u vlerësuan nga Juria profesioniste e përbërë nga këngëtarja Eranda Libohova, Drejtori Artistik i Akademisë Lirike, Verona Itali, Paolo Fancincani, dhe u kryesua nga kompozitori e studiuesi Prof. Dr. Akademik Vasil.S.Tole.

Në datën, 23-24 Prill krahas debutimit në skenë të pjesëmarrësve u realizuan dhe vlerësimet për kategoritë përkatëse. Çmimet e para, të dyta, të treta, të Festivalit ‘ Jorgjia Truja’ , ndërsa në ‘Koncertin e Finalisteve’ u ftuan te merrnin pjese vetem Cmimet e para( por dhe 4 fitues te cmimeve te ll-a , per kategorine B me 30 pjesëmmarres).

Koncerti i finalistëve u zhvillua ne Sallen “Tonin Harapi” te sapo promovuar te Liceut Artistik  “Jordan Misja”. Është për tu theksuar fakti se pjesëmarrja ishte mjaft e gjerë me nxënës, mësues,  dhe figura të muzikës shqiptare, që me padurim prisnin rezultatin e punës së tyre, por ajo që e  veçon këtë Festival është kërkesa që këngëtarët hobistë kanë për të kultivuar vlerat vokale dhe  për të intepretuar me dinjitet në skenë.

Juria nominoj 6 talente premtuese per te ardhmen qe ishin Cmimet:

-Serrxho Toma , nga Shkodra: Cmimi ‘ Luan Zhegu’

– Marina Sereqi , Shkoder- ‘Çmimi. ‘ Pavlina Nika’

– Chesika Pengili, Tirane Çmimi ‘Lucije Miloti’

-Gentian Disha , Tirane , ‘ Çmim Special’.

– Sajana Kodheli, Fier ‘ Cm. ‘ Zeri i Argjendtë’

– Frank Ibrahimi, Vlore , Cm. ‘ Zeri i Argjendtë”.  Dua të nxjerr në pah domethënien e këtij  çmimi , një emërtesë e cila mendohet se rrjedh prej titullit që Poeti i madh Lasgush Poradeci i  kishte vendosur Jorgjia Trujës “ Këngëtare Grykëargjendte”.

Në vijim , në datat 2- 4 Maj do të zhvillohet etapa e dytë për nxënes te Shkollave profesionale  muzikore si dhe për studentë të Fakultetit të Muzikës. Juria e etapës së dytë përbëhet nga Prof.  Suzana Frashëri, Prof. Shqipe Zani, pedagoge në Universitetin e Arteve, sopranoja e skenave  ndërkombëtare Anna Pirozzi Itali si dhe kompozitori ynë Prof. Dr. Akademik Vasil.S.Tole.  Duke uruar suksese të mëtejshme për nxënësit dhe mësuesit e tyre profesionistë, shpresojmë që Festivali të përvijojë rrugën e nisur duke evidentuar dhe stimuluar talentet e rinj.

 

 

 

 

 Eliona Lici

Doktorante

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...