Panorama e mrekullueshme e Kosovës në muzikën e Agron Penit

Kitaristi i talentuar Agron Peni na dhuron një shëmbëlltyrë të panoramës të mrekullueshme të Kosovës të titulluar “Amantia”.

Kjo është një vepër për disa linja kitare të mbajtur në një linjë minimaliste me harmoni të papritura interesante të cilat pikturojnë më së miri peizazhin video të Blerdi Malushit.

Për këdo që do të prekë një gjendje të veçantë emocionale shikoni në vijim videon e tij.

Në muajin prill të këtij viti doli në treg albumi i kitaristit  Agron Peni me titull “Home”.

Në më pak se 24 orë lajmi bëri mjaft bujë dhe u përcoll gjerësisht mediatikisht.

Në faqen e tij në median sociale kitaristi nga Kosova  shkruante:

“Albumi “ Home” sapo u publikua në të gjitha adresat online fale kompanisë Spanjolle “Publimaster” e cila promovon muzikën time ndërkombetarisht.
“Home” është një album solo gitarë i sapo realizuar në këtë periudhë izolimi që përmban 10 pjesë instrumentale, përpunime dhe krijime origjinale.
Për të qene sa më afër jush, sidomos në këtë periudhë, albumi është realizuar bashkë me video në shtëpinë time të cilat do të shpërndahen ditëve në vijim në kanalin tim “Youtube” si dhe në rrjetet sociale, ndërsa blerja e tij njëher për njëher mund të bëhet vetem online në adresat e shitjes.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...