Opera “Toska” hap sezonin lirik të Skalës

Një mbrëmje e shumëpritur kjo e 7 dhjetorit. Sezoni lirik i Skalës do të hapet me operën Toska. Kjo pritje ndodh për disa arsye, edhe për shkak se kjo është ndër veprat më të dashura nga publiku. Çmimi i biletave në plate ishte 3 mijë euro e megjithatë u shitën në një kohë rekord. Të teta shfaqjet janë të gjitha të shitura, edhe ato ku nuk interpreton ylli absolut i skenës lirike Anna Netrebko, e cila do të zëvendësohet nga Saioa Hernández. Në të gjitha shfaqjet do të jetë gjithë trupa duke nisur nga tenori Francesco Meli në rolin e Kavaradosit, dhe baritoni Luca Salsi në rolin e Skarpias. Por çdokush që nuk mund ta ndjekë në sallë këtë operë mund ta ndjekë atë në kinema. Në sallë sonte do të jenë personalitetet më të larta të shtetit duke nisur që nga Presidenti Materela më të bijën, presidenti i Senatit dhe shumë ministra. Drejton orkestrën një emër i madh i dirigjimit si Riccardo Chailly. Opera do të transmetohet drejtëpërdrejtë në Rai 1.

Anna Netrebko, Luca Salsi, Francesco Meli janë sonte duke interpretuar në operën  “Toska” të Xhakomo Puçinit.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...