Njihuni me Ava Max, një tjetër artiste shqiptare në ngjitje

Kanali muzikor You Tube e ka cilësuar para disa javësh  si “Artistja e re në ngjitje”. Kënga e saj e dalë në fund të muajit gusht “Sweet but Psycho” tashmë ka kaluar 31 milionë shikime dhe është renditur në vendin e dytë në klasifikimin britanik dhe e para në vendet nordike dhe të perëndimit.

Amanda Koçi ka lindur në 16 shkurt në Wisconsin të SHBA dhe është vajza e dy emigrantëve shqiptarë Mimoza dhe Ilir. Ajo ka nisur vitin e kaluar të lancohet në muzikë dhe nisi të njohë sukseset e para në klasifikimet evropiane ku në 100 këngët më të dëgjuara në Rumani ajo renditej në vendin e 38 me këngën e parë me titull “My way”.

Për këngën e dytë Ava Max siç njihet me emrin në industrinë muzikore  bashkëpunoi me rreperin shqiptar Gashi,  i njohur ndërkombëtarisht dhe në maj të këtij viti doli me  këngën “Slippin”.

Kënga e tretë e saj  me titull “Sweet but Psycho” ka dalë në 17 gusht 2018 dhe është i pari sukses i saj i vërtetë.  Kjo këngë renditet e para në shumë vende evropiane kryesisht ato nordike si Finlandë, Suedi dhe Norvegji por dhe në Gjermani, Austri, Danimarkë, Belgjikë, Zvicër, Estoni  dhe Skoci.

Ava është  pjesë e albumit me titull “7” të David Guetta-s në këngën me titull  “Let it be me” si dhe ka bashkëpunuar edhe me Jason Da Rulo.

Ndaj të gjithë adhuruesit shqiptarë të muzikës kanë tashmë mundësinë tu gëzohen edhe sukseseve të Avës e cila bashkë me Rita Orën, Bebe Rexhën, Dua Lipan dhe Era Istrefin po kthehen në idhujt e rinj të të rinjve shqiptarë.

 

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...