Një vit plot surpriza nga Sir Tom Jones

Javën e kaluar Sir Tom Jones ishte në qendër të lajmeve të paktën në tre raste. Lajmi i parë lidhej me kryerjen e vaksinës antiCovid, më tej me daljen e albumit në 2021 dhe tani edhe me prezantimin në The Voice UK.

Sir Tom Jones mori pjesë në edicionin e datës 9 janar 2021 në emisionin The Voice UK, dukë kënduar këngën “Cry to Me”.

Në moshën 80 vjeçare artisti këndoi këngën e Solomon Burke nën vështrimin e anëtarëve të jurisë.

Artisti i njohur është pjestar i këtij program në juri dhe si mentor i aspirantëve që janë pjesë e konkursit. Në juri bëjnë pjesë edhe Olly Murs, Anne-Marie dhe will.i.am.

Jones përfitoi edhe nga periudha e izolimit për të mbyllur albumin e ri për të cilin kishte nisur punën që para kufizimeve. Kohët e fundit ai foli edhe për vaksinimin duke qenë nga të parët që do ta kryenin për shkak të moshës.

Ai u shpreh se nuk ka asgjë për tu frikësuar dhe se është ngjashëm me një vaksinën antigrip.

Ky është i 10-i edicioni ku Tom Jones është pjesë. Artisti është bashkuar me këtë produksion që në vitin 2012 dhe deri tani ka udhëhequr shumë të rinj në karrierë. Ai u përjshtua nga juria vetëm në vitin 2015 në edicionin e pestë  kur pati një mosmarrveshje me producentët e programit.

Muzikanti ka nisur rrugën e tij në art në vitin 1963. I njohur me emrin e tij të vërtetë Thomas John Ëoodëard gjatë gjithë karrierës ka kënduar shumë gjini  që nga  R&B dhe  pop tek  country, dance, soul dhe  gospel.

Njihet si një kameleon I muzikës sic e konsideronte gazeta New York Times në vitin  2008. Ka shitur mbi 100 milionë albume dhe ka 36 këngë në top 40 në Britani.

Nga më të vlerësuarat këngë të tij janë:  “It’s Not Unusual”, “Delilah”, “Kiss”, “Sex Bomb” dhe kolona zanore e filmit James Bond në vitin 1965.

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...