“Një verë mbretërore” sjell në Napoli yje të muzikës

Ezio Bosso, David Garrett, Stefano Bollani, Zubin Mehta, janë vetëm disa nga emrat e yjeve që do të marrin pjesë në këtë edicion të aktivitetit : “Një verë mbretërore”. Ky është aktiviteti i katërt që do të mbushë me tinguj sallën e  “Reggia di Caserta” nga 28 gushti në 29 shtator. Një muaj i tërë aktivitetesh që do të vazhdojnë deri drejt fundit të verës do të afrojë me muzikën klasike, lirike dhe simfonike të pranishmit në këtë edicion të katërt. Drejtori artistik është Antonio Marzullo. Gjashtë nga koncertet pritet të afrojnë me muzikën klasike jo vetëm publikun besnik por edhe atë rishtar. Fjala është për koncertet e Ezio Bosso dhe David Garrett. Ajo që konsiderohet si diamanti i këtij edicioni është prania e mjeshtrit Zubin Mehta që në podin e Orkestrës së Teatrit të San Karlos do të dirigjojë një nga  pianistet më të dashur të skenës bashkëkohore, Stefano Bollani.

Ky edicion nis mbarë me koncertin simfonik të Bosso-s në datën 28 gusht.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...