Një koncert i paharrueshëm

Ani Lorak, një nga zërat më të mëdhenj të botës muzikore të kohës u transmetua dje nga televizioni shqiptar në një koncert të saj madhështor, organizuar në vitin 2015 në Moskë. Në fakt dimë shumë pak nga bota muzikore e vendeve të lindjes dhe megjithëse Lorak është gjithmonë goditëse për zërin e saj, për intonacionin, diksionin regjistrin e gjerë dhe talentin në aktrim është dhe një tjetër element i cili përqëndroi goditjen e këtij koncerti të madh: Niveli i lartë i artit dhe kulturës. Duke e nisur nga këto elementë të fundit vërehet se fantazia artistike e krijimit të imazheve shoqëruese të këngëve ishte e paimagjinueshme, duke puhuar të vërtetën lakuriq të kësaj fjale. Dekori, kostumografia, orkestracionet, koreografia, ndriçimi dhe të gjitha efektet moderne ishin jo vetëm në funksion të idesë së shfaqjes në përgjithësi e të këngëve në veçanti por dhe të larmishme dhe unikale. Asgjë ekstravagante, asgjë jashtë kufijve të masës e megjithatë krejtësisht e re, krejtësisht mahnitëse.

E mbi të gjithë këtë përkryeshmëri rrinte zëri i mrekullueshëm i Norak, një nga këngëtaret më të kërkuara dhe më të talentuara të popit. Secili numër i koncertit ishte konceptuar si një histori e veçantë e prekshme e afërt me jetën e me vibracionet e shpirtit njerëzor. Dhe kjo mbi të gjitha rrymat kresore të muzikës divertuese. Lorak tregoi diapazonin e saj në rrymat xhaz, latine, balada, pop e deri tek ato alternative, por të gjitha këto asimiluar përmes një vene të fuqishme ukrainase, specifika e të cilës ndihej e gjallë dhe e fortë. Këngëtarja këndoi duet edhe me zëra të tjerë si Philip Kirkorov, Valery Meladze, dhe Sergey Lazarev.

Publiku i ngrohtë e mbushi me lule këngëtaren dhe, sigurisht ne nga ana tjetër e ekranit shijuam një koncert të paharrueshëm, ashtu siç janë shprehur për këngëtaren në të katër anët e botës, që nga Izraeli deri në SHBA, nga Gjermania në Rusi etj.

Nëse do të dëshëronit të preknit majat e artit dhe të interpretimit artistik mund të shikoni këtë koncert në:

/Nestor Kraja/

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...