Nis në Shkup edicioni i tretë i Festivalit “SKUPI KAMERFEST”

Festivali i njohur “KAMERFEST” do të nisë fillimisht në Shkup. Edicioni i tretë të festivalit ndërkombëtar të muzikës klasike të dhomës është në prag.

Sapo masat kufizuese për të mbajtur koncerte në salla të mbyllura do të lirohen, koncertet do të vazhdojnë edhe në Prishtinë.

“SKUPI KamerFest” 2020 tashmë ndodhet në edicionin e tij të tretë.

Ky Festival organizohet nga shoqata “Muza” me mbështetjen e : Ambasadës së Austrisë, Institutit Francez, Komuna e Çairit, TV21, Hotel Park, Mulliri Vjetër, Gazeta Koha dhe Galerinë Kombëtare.

Ky vit i tretë për festivalin do të ketë dy mbrëmje koncertale.  Numri i koncertevе dhe masterklasëve është i vogël për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

Festivali do të mund të ndiqet ekskluzivisht në TV21.

Në koncertin e datës 16 tetor do të interpretojë Trio KLAVIS në përbërje të të cilit janë: Jenny Lippl – violine / Miha Ferk – saksofon/ Sabina Hasanova – piano.

Për ta njohur më mirë këtë formacion instrumentistësh mund të vizitoni faqen e tyre: https://trioklavis.com/

Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar “Skupi kamerfest” shoqata fton të gjithë nxënësit dhe studentët e interesuar të degës së muzikës klasike në seminarin / masterklasin që do të mbajne instrumentistet e Trios “KLAVIS”  më 15.10 (e Enjte) nga ora 11:00 – 15:00 .

Të gjitha koncertet do të zhvillohen në Galerinë Kombëtare “Hamami i Daut Pashës”.

 

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...