Në pritje të edicionit VIII të Akademisë Muzikore Verore Evropiane – ESMA

  • Press 1
  • Press 3
  • Press 2

Gushti ka nisur dhe bashkë me të po afron edhe edicioni i tetë i Akademisë Verore Muzikore Evropiane – ESMA.

Akademia do të zhvillohet sërish në Kosovë në Prishtinë, Pejë dhe Gjakovë nga data 22 gusht deri më 01 shtator 2019.

Akademia Verore Muzikore Evropiane do të mbajë kurse instrumentale, të muzikës së dhomës dhe ngjarje të ndryshme artistike.

Muzikantët e rinj (nga mosha 13 deri 27 vjet) nga vendet e Evropës Juglindore dhe më gjërë kanë përsëri mundësinë të marrin mësime, njohuri, këshilla dhe demonstrime të ndryshme në instrumentet përkatëse nga profesorë të njohur evropianë dhe po ashtu të takohene të ndajnë përvoja muzikore e jetësore me kolegë të tyre nga vende të ndryshme evropiane.

Edicioni i 8-të i Akademisë Muzikore Evropiane Verore – ESMA 2019 ofron këto kurse instrumentale në:

Gjakovë

Piano (Ardita Statovci, Austri & Desar Sulejmani, Gjermani)

Violinë (Johannes Fleischmann, Austri)

Violë (Karin Dolman, Hollandë)

Violonçel (Petr Nouzovsky, Republika Ceke)

Kompozicion(Camille Kerger, Luksemburg) si dhe

Dirigjim orkestral e teatër muzikor (Desar Sulejmani, Gjermani)

Pejë

Flaut (Michèle Becker Francë/Gjermani)

Klarinetë (Jordi Pons, Spanjë/Zvicër)

Trombë (Ladislav Kozderka, Republika Çeke)

Prishtinë

Solokëndim dhe teatër muzikor (Caroline Isabel Merz, Götz Seiz dhe Desar Sulejmani, Gjermani)

Pjesëmarrësit në ESMA 2019 kanë mundësinë të marrin gjithashtu pjesë në disa kurse të muzikës së dhomës me piano si dhe me instrumentet harkore e frymore.

Si në të kaluarën, edhe këtë vit, ESMA 2019 është e përkrahur nga disa ambasada evropiane në Kosovë, komuna e Mitrovicës, komuna e Pejës, komuna e Gjakovës, klubi rotarian Aachen – Land (Gjermani) dhe klube tjera rotariane të rajonit të Aachen-it si dhe institucione e mbështetës të tjerë lokalë e ndërkombëtarë.

ESMA 2019  udhëhiqet nga Drejtori Ekzekutiv dhe Artistik i saj, z. Desar Sulejmani në bashkëpunim me organizatat lokale Artium Eudora – ArtEU (Prishtinë/Pejë/Gjakovë) dhe Kosova Ars (Mitrovicë).

Afati i fundit për t’u regjistruar në ESMA 2019 në Prishtinë, Pejë, Gjakovë është 13 gushti 2019.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë  online në:

https://www.european-music-academy-ks.com/ (APPLY)

Fillimin e sezonit ESMA 2019 e kishte në Mitrovicë, ku përfunduan me sukses në mesin e korrikut kurset për kitarë, ansambël kitarash dhe u zhvilluan disa koncerte e ngjarje te tjera artistike.

 

/Opusalb/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...