Në kujtim të Nexhmije Pagarushës

  • SHKUPPI 2
  • SHKUPI 0
  • sHKUPI 1

Në sallën e Filharmonisë së Maqedonisë së Veriut,më 19 dhjetor 2020, u shfaq koncerti përkujtimor dedikuar  artistes së madhe mbarëshqiptare Nexhmije Pagarusha, të trajtuar me shumë kujdes nga Orkestra e Filharmonisë së Kosovës.

Në këtë kuadër, me shumë entusiazëm artdashësit Shkupjan dhe jovetëm, mirëpritën këtë koncert me vlerë të madhe.

E theksojmëkëtëqënëkrye, sepseNexhmijePagarushaishtedhembetetnjëgur i çmuarpërmuzikënshqiptaredhetashmëky emërpotrajtohet me shumëkujdesedhengainstitucionetpërkatësetë vet venditkuështëlindurNexhmijePagarusha.

Si  rrjedhojë për këtë, Orkestra e Filharmonisë së Kosovës së bashku me dirigjentin Gridi Kraja kishin zgjedhur një repertor mjaft të pasur dhe mbi të gjitha të larmishëm.

Duke filluar me vepra nga: Rexho Mulliqi, Çesk Zadeja, Avni Mula, Lorenc Antoni, Palok Kurti, Kristo Kono dhe Rauf Dhomi.

Ndonëse të gjithë kompozitorët që theksuam më sipër, janë personalitete që kanë vendosur shtylla të rëndësishme në muzikën e kultivuar shqiptare.

Duke pasur parasysh këtë fakt të pamohueshëm, mund të theksojmë me plot bindje që veprat vokale që kanë kompozuar kjo plejadë kompozitorësh me shumë mjeshtëri u interpretuan nga ngjyra të bukura si: Adelina Paloja, Ardita Ukaj, ArtaJashari, Besë Krasniqi, Dea Hamdiu, Diellza Sulejmani, Elikon Hysaj, Ilvije Dragusha, Kaltrina Miftari, Selvije Marteti dhe Shkurtë Hykaj.

Në përgjithësi, secila nga zërat dhe personalitetet që theksova më sipër, ishin në radhë të parë të vetëdijshëm që kanë përsipër dhe nderojnë një personalitet të rëndësishëm siç ishte Nexhmije Pagarusha.

Por, megjithatë secila i qëndroj besnik këngës së saj duke trajtur me shumë delikatesë të gjitha elementet që vet kënga përmban duke filluar me “Një ditë të bukur maji”, “Kroi i fshatit tonë”, “Dashnor tu bana”, “E kujtoj atë takim”. “Margjelo”, “Në Prizrenin e vjetër”, “Kenkenur i bukurisë”, “Perëndeshë e bukurisë”, “Zambaku i Prizrenit”, “Për mu paskakenë kismet”, “Agimet shqiptare”, “Në zamant’asaj furije”, “Vals i lumturisë”.

Nga gjërat e bukura qëviheshtenëpahnësecilënkëngë, ishte autenticiteti individual që këngëtarët tregonin në intereptimin e këngëve, sepse nëse do të tërhiqeshim nga trajtimi që NexhmijePagarusha ju ka bërë këngëve atëherë do kishim me shumë mundësi edhe zbehje të këngëve.

Megjithatë, me shumë mjeshtëri e përballuan gjithë trajtimin e këngëve sëbashku me dirigjentin Gridi Kraja.

Përveç veprave vokale, koncerti përmbante edhe dy pjesë të rëndësishme si “Uvertura nga opera Goca e Kaçaniku” dhe “Baresha”.

Në vija të përgjithshme, theksojmë që edheOrkestrae Filharmonisë së Kosovës, sëbashku me dirigjentinKrajatrajtuan me mjaft kujdes secilën vepër të repertorit.

Nënjëmënyrë, aponënjëtjetër, koncerti është një tregues i denjë për një punë të mirë që bëjnë institucionet e Republikës së Kosovës, por në anën tjetër edhe një ngritje e vetëdijës së shoqërisë shqiptare për t’injohur, trajtuar dhe kujdesur për gurët e çmuar të muzikës shqiptare.

 

Jesir Hoxha – Muzikolog

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...