Nata evropiane sjell muzikë në Kalanë e Ulqinit

“Natë evropiane” e kanë titulluar koncertin e kësaj mbrëmjeje muzikantët që do të interpretojnë në Kalanë e Ulqinit në Mal të Zi. Nën drejtimin e Xhani Shqerrës për të pranishmit do të vijnë:  sopranoja shqiptare nga Ulqini Gjylie Pelingu dhe pjesëmarrës nga Shqipëria mes të cilëve  Tenori Kastriot Tusha “Mjeshtër i Madh”.

Nga koncerti i javës së kaluar “America the beautiful” në Amfiteatrin e Liqenit të Tiranës, tek koncerti i dy mbrëmjeve më parë  në kuadër të “Fieri summer fest” sonte tenori Tusha në Ulqin do të jetë në shoqërinë e “Egnatia Enssemble”, tenorëve të rinj Gerald Murrja dhe Enea Çerashi, violinistit Zeqir Sulkuqi që është edhe drejtori artistik i koncertit. Të ftuar të veçantë janë:  Mehdi Zena, Blerim Narazani dhe Sulejman Balza që të tre mbajtës të titullit “Naim Frashëri”.

/Opusalb/

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...