“MUZIKA PËRTEJ TË GJITHA KUFIJVE”, seri koncertesh e bisedash rrotull një ideje të mrekullueshme të kohës

  • Foto 1
  • foto 4
  • foto 3
  • foto 2

Nëse në gjithë Shqipërinë koncertet kanë mbetur pezull, në Shkodër po zhvillohet një Festival mjaft interesant dhe me ide të mrekullueshme. Qendra Rinore ARKA ka menduar që përmes artit muzikor të bëjë të njohura kulturat e vendeve të ndryshme të Ballkanit dhe të afrojë të rinjtë në festime të përbashkëta artistike e kulturore. Aktiviteti zhvillohet në një shtëpi karakteristike shkodrane, me oborret e gjera, me dhomat e mëdha, të mbushura këto ditë me instrumente të ndryshëm, me partitura apo aparatura ndriçimi a fonie. Orkestrina e formuar me këtë rast drejtohet nga violinisti i njohur Lorenc Radovani, i cili me pasionin dhe energjinë e tij frymëzon këtë grup të rinjsh të talentuar.

Kalendari i i këtij aktiviteti, përveç pjesëmarrjes së tre lektoreve: Nestor Kraja; Ridvan Karakaçi dhe Eno Koço, përfshin edhe tre koncerte me grupe dhe artiste nga vende te ndryshme Ballkanike: dt.11 Shtator 2020 – Grupi Muzikor Arka; dt.14 Shtator 2020 – Kuinteti ballkanik dhe me dt.15 Shtator 2020 –koncerti final (në Shirokë) me pjesëmarrjen e të gjitha grupeve muzikore, grupit te valleve, artisteve të ftuar, solisteve instrumentiste dhe këngëtarëve.

Ditën e mërkurë dt.9 shtator në ora 19.30 ishte i ftuar kompozitori Nestor Kraja për të zhvilluar një bisedë me temën: “Disa nga karakteristikat më të spikatura të muzikës së vendeve të Ballkanit, diversiteti dhe të përbashkëtat e tyre gjatë shekujve”.

Biseda u zhvillua në oborrin e madh të qendrës në një mjedis mjaft sugjestiv e plot me të rinj në distancën e duhur. Zoti Kraja foli me një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme mbi elementë të ndryshëm karakteristikë të kulturave etnomuzikore ballkanike duke vënë theksin se këto veçanësi janë shndërruar gjatë shekujve, në periudha të veçanta në elementë përbashkues atëherë kur vlera të tilla janë shkëmbyer duke pasuruar kështu edhe vetë kulturat.

Pas bisedës të rinjtë u përfshinë në pyetje rreth temës e më pas në një pasdarke pranë barit të Qendrës.

Më poshtë do të botojmë disa nga pikat kryesore të bisedës të kompozitorit Prof. Asc. Nestor Kraja:

“Do të përpiqem të hedh disa penelata mbi temën e sipër thënë dhe modestisht të pozoj përpara jush disa kuriozitete që do të shërbejnë si argumenta për këtë temë. Ballkan është një fjalë turke që do të thotë “Male të mprehta”. Figurativisht këto thepa mund të kundrohen si arritje etnokulturore të këtyre popujve. Si shembull le të njohim instrumentin më të vjetër në botë të familjes aerofone: Quhet Divje babe që i takon prehistorisë, rreth 35.000 vjet më parë dhe i gjetur në Slloveni, pra në një territor ku më pas do të banonin popullsi pellazgo-ilire.

Nga një studim i Tatjana Markoviçit – në Serbi del se muzika ballkanike shfaqet më së shumti si muzikë folklorike. Wikipedia por edhe në burime të tilla si enciklopeditë kryesore të muzikës botërore tregon se muzika ballkanike përfaqësohet pothuajse ekskluzivisht nga muzika tradicionale, P.sh. për muzikën Bullgare në Grove Dictionary ka tre kolona për muzikën artistike dhe 22 për atë tradicionale. Për muzikën Serbe ka tre kolona (duke përfshirë dhe atë të Malit të zi) për muzikën artistike dhe 14 për atë tradicionale. Kroacia 4 / 10.

Më pas z. Kraja bën një paraqitje të shkurtër të Muzikës së lashtë Greke, mutikësBizantine, Turke, Bullgare, Serbe, e Rumune, duke nisur nga instrumente të tilla si Lira, Aulosi, Hidraulikos nëGreqi por dhe Zurnaja, Bakllamaja, Tamburi (familja e liutit) e Šargija turke, gajdet, daullet, këmbanat, dvojanka (e njëjtë me Cylëdiaren, apo biculën tek ne); okarina, Gadulka tambura dhe Gusle në Bullgari, Tilincă – një lloj fyelli karakteristik, apo cobza në Rumani etj. Ai sqaroi dhe disa veçori të organizimeve turke të quajtura mehter, që ishin orkestrat apo ansamblet e jeniçerëve, për ciklet ritmike të quajturaUsul në kulturën turke, si dhe për emërtimin e një forme të caktuar të këngëve në Rumani të quajtur Doina. Përmes shembujve të ngjashmërive adoptimeve apo përvetësimeve të elementëve të ndryshëm kulturor popujt e Ballkanit kanë rritur kështu dhe potencialin e vlerave të tyre etnokulturore.

Në fund z. Kraja kujtoi një dokumentar të regjisores Ana Pajeva me titullin “E kujt është kjo këngë?” si një pozim natyral i problematikës: Kushdo mund ta trajtojë një këngë si shkëndijë të luftës, por ajo u krijua për të përhapur ndjenjat e paqes.

KARAKTERISTIKAT E MUZIKES SE VENDEVE TE BALLKANIT

Cfare i bashkon dhe i ndan kulturat muzikore te vendeve te ballkanit? Ishte kjo tema e diskutimit qe u zhvillua me te rinjte dhe artistet e afirmuar te Shkodres, nga muzikologu dhe kompozitori Nestor Kraja. Profesori i njohur komentoi edhe debatin e krijuar mbi regjistrimin e lahutes ne UNESCO nga Serbia.

Geplaatst door TV1 Channel – Shkodër op Vrijdag 11 september 2020

Opusalb

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...