Muzika dhe artisti: kur emocioni dhe frymëzimi nuk njeh kufij

Në këto kohë të pasigurta kur shumë aktivitete muzikore janë ndalur, sërish muzikantët kanë gjetur forma dhe mënyra për të qëndruar pranë njerëzve. Disa prej tyre edhe në situata mjaft të vështira duke treguar  përveç anës së tyre artistike edhe dimensionin njerëzor. Ditën e enjte violinisti i famës ndërkombëtare Maxim Vengerov mbajti një orë konsultimi online. Revista prestigjoze “Classic FM” e ka quajtur Vengerovin si “një nga violinistët më të mëdhenj të botës”.

E pazakonta e këtij veprimi lidhet me historinë që qëndron pas saj. Studenti nga Kosova i Universitetit të Prishtinës Festim Haxhikadriu  që ndjek Fakultetin e Arteve qëndroi në koma disa muaj si pasojë e një aksidenti.

Pedagogia e tij, një emër shumëdimensional i kulturës sonë mbarëkombëtare violinistja Sihana Badivuku këmbëngulte që familja e Festimit të vendoste muzikë klasike ndërsa ai ndodhej në spital.

Mrekullisht Festimi ka rreaguar nën interpretimin  këtij violinisti të madh, Vengerov. Ai ka nisur të reagojë dhe të japë shenja zgjimi. Dhe ja tani kur Festimi është në këmbët e veta, mjeshtri Vengerov ka shprehur dëshirën të zhvillojë orë mësimi violine madje dhe ta takojë Festimin.

Një mrekulli e tingullit të violinës dhe një mirënjohje e falënderim për artistin e madh rus.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...