Muzika botërore në zi, shuhet kompozitori i shquar Ennio Morricone

Ennio Morricone lindi në Romë në 10 nëntor 1928 dhe studioi në Konservatorin e “Santa Cecilias”. Në vitin 1946  përfundoi studimet në trompë, instrument në të cilin luante dhe i ati.  Në vitin 1954 mori edhe diplomën e kompozicionit. Kompozitori i shquar  ndërroi jetë sot në moshën 91 vjeçare.
Kompozimet e tij të para i takojnë fundit të vitit 1950 kurse kalimi I tij në Artin e Shtatë ndodhi në vitin 1961, me kolonën zanore për filmin ‘Il Federale’, të Luciano Salce.
Ai u bë i  famshëm në botë falë muzikës së krijuar për filmat e mikut të tij Sergio Leone.
Për mjeshtrin e filmave ‘spaghetti ëestern’, Morricone ka kompozuar pjesë të paharrueshme në filmat
‘Per un pugno di dollari’ (1964), ‘Il buono, il brutto e il cattivo’ (1966), ‘C’era una volta il The West’ (1968), apo  ‘Giu la testa’ (1971).

Duke nisur nga vitet ’60 Morricone kompozoi muzikën për 450 filma të të gjitha gjinive duke u kthyer në një nga autorët më prodhimtarë dhe më të njohur në botë.
Disa nga krijimet e tij më të njohura janë kolonat zanore për ‘Nuovo Cinema Paradiso’ (1988) nga  Xhuzepe Tornatore, ‘Novecento’ (1976), kryevepra e  Bernardo Bertoluçit, apo dhe më vonë për filmin ‘The Mission’ (1986).
Morricone bashkëpunoi me regjizorët më prestigjozë si: Brian de Palma, Lina Ëertmuller, Roman Polanski, Warren Beatty, Oliver Stone, apo me kineastët spanjollë si: Luis Buńuel, në filmin ‘Léonor’ (1975) dhe Pedro Almodóvar, në filmin ‘Atame’ (1990).

Në vitin 2016 fitoi cmimin “Oscar” për kolonën zanorë të filmit western “The hateful eight” (2015) i Kuentin Tarantinos për të cilin mori këtë vlerësim si dhe një “Glob të Artë” dhe një çmim “Bafta”.

Gjatë viteve të fundit mjeshtri Italian mbajti shumë koncerte ndërkombëtare gjatë një turneu ku ai lëvizi gjysmën e botës ndërsa në vitin 2015 mbajti një recital për Papa Françeskun për të nderuar 200 vjetorin nga rithemelimi jezuitëve.

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...