Muzika bashkon instrumentistët nga Gjakova dhe Vjena

Lajme të bukura vijnë nga Gjakova dhe konkretisht nga Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova”.

Siç bëhet e ditur nga drejtuesit e këtij institucioni një bashkëpunim i ri dhe i një niveli të admirueshëm pritet të ndodhë.

Është fjala për aktivitetin e vitit gjatë të cilit një grup nga kjo shkollë do të paraqiten në Vjenë në sallën e njohur Vjeneze “MuTh”.

Kjo sallë njihet ndryshe edhe si “shtëpia muzikore e korit të njohur “The Vienna Boys Choir’s”, Concert Hall”.

Në këtë sallë ka interpretuar edhe Filharmonia e Vjenës nën dirigjimin e Franz Leopold Maria Möst dhe Kori i njohur i fëmijëve të Vjenës”, The Vienna Boys Choir’s”.

Më datë 17.05.2021, formacioni i harqeve nga shkolla e muzikës ” “Prenk Jakova” i përbëre nga mësues, nxënës dhe ish nxënës do të interpretojnë bashkë me instrumentistë të njohur Vjenezë.

Në mbrëmjen e 17 majit  instrumentistët pritet të interpretojnë këtë program: Edvard Grieg: “From Holberg’s Time”, suitë për orkestër harqesh Op. 40. Wolfgang Amadeus Mozart: Sinfonia Koncertante për violinë dhe violë në E dur, KV 364. Felix Mendelssohn: Oktet për katër violina, dy viola dhe dy çello, Op. 20.

Koncerti mban titullin: Europe United, Johannes Fleischmann & Friend in MuTh.  Koncerti  i 17 majit 2021 do të nisë në orën 19.30.

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...