Mino, rreperi që mori vëmendjen e të gjithëve

Disa ditë më parë në shfaqjen e Louis Vuitton SS20 bëri shumë bujë Mino, rreperi nga Korea e Jugut.  Kjo shfaqje u mbajt në Paris dhe aty ishin edhe yjet si:  Gigi Hadid, Skepta, Lewis Hamilton, Frank Ocean etj.

Në mënyrë të papritur Interneti nuk foli fare për to, por foli për rreperin Song Min-ho i njohur si  Mino.

Po kush është Mino?

Ky  i ri 23 vjeçar nga Korea e Jugut është pjesë e grupit K-pop Winner dhe është shumë popullor në vendin e tij jo vetëm në muzikë, por edhe në fushën e modës së rrugës – streetwear në nivel botëror.

Mino ka 4.9 milionë ndjekës në Instagram dhe është shumë i vlerësuar për talentin e tij muzikor, si dhe për stilin e veshjes.

Për shembull në vitin 2017 ai dhe kolegu i tij i grupit Lee Seung-hoon u përzgjodhën si ambasadorë të Burberry. Mino ka dalë në Vogue Coreea 2018 por edhe duke pasur në sfond Dazed.

Tashmë falë internetit ai është shndërruar në një emër ndërkombëtar.

Drejtori për krijimtarinë i kompanisë Burberry, Christopher Bailey ishte ai që i zbuloi të dy djemtë koreanë dhe i thirri në Londër dy ditë para shfaqjes Burberry Spring 2018.

Ata ishin të parët që panë koleksionin dhe u ulën në rresht të parë të veshur me veshje për raste të tilla. Mino ka bashkëpunuar edhe me markën e syzeve të diellit firmën koreane Gentle Monster, për koleksionin ekskluziv „Burning Planet”. Ky koleksion është mbajtur edhe nga yje me status ndërkombëtar të popit Korean.

/Opusalb/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...