Metallica dhuron 250 mijë euro për Spitalin Onkologjik për Fëmijë në Rumani

Në 14 gusht grupi legjendar “Metallica” rikthehej në Bukuresht për herë të katërt. Hera e fundit ishte 9 vjet më parë. Në turneun me titull “WorldWired”, grupi përfshiu edhe Rumaninë,  duke arritur edhe një numër rekord spektatorësh në Arenën Kombëtare.

Në stadium ishin 50.244 spektatorë sipas të dhënave që vijnë nga organizatorët. Grupi mori edhe Diskun e Platinit në Rumani për albumin “Hardwired…to Self-Destruct”.

Arena Kombëtare nuk kishte qenë kurrë më plot në ndonjë koncert sesa në mbrëmjen e 14 gushtit.

Për dy orë e gjysëm James Hetfield (vokal), Lars Ulrich (bateri), Kirk Hammett (kitarë) dhe  Robert Trujillo (bas) dhuruan një mbrëmje plot suksese të reja dhe më të hershme plot efekte me drita.

Ky turne ka nisur në fillim të muajit maj dhe deri tani ka shënuar 1.5 milionë bileta të shitura në 25 koncerte që po mban në Evropë.

Turneu do të mbyllet këtë muaj në Gjermani.

50.244 spektatorët në stadium përbëjnë edhe numrin më të madh të publikut që kanë ndonjëherë në një koncert të mbajtur në Arenë, por po ashtu edhe numrin më të madh të spektatorëve që “Metallica” kanë pasur në koncertet e tyre në Rumani.

Metallica kënduan edhe një këngë nga repertori i grupeve të rrokut vendas dhe po ashtu gjatë koncertit u mbajt i  projektuar flamuri i Rumanisë në ekrane,  në shenjë respekti për fansat e shumtë të tij.

Pajisjet, efektet, skena dhe muzika ishin një përvojë elektrizuese e universit rrok të grupit Metallica.

Grupi dhuroi edhe 250 mijë euro për Spitalin Onkologjik dhe të Radioterapisë Pediatrike në Rumani.

Përveç  50 mijë eurove nga kontributi i grupit artistët  dhuruan edhe 200 mijë euro nga financimet e koncertit prej donatorëve kryesorë që ishin Mastercard dhe Banka Qëndrore Rumune.

Këto para do tu shtohen edhe donacioneve private që janë mbledhur deri tani për të ngritur spitalin e parë të Onkologjisë dhe Radioterapisë Pediatrike në Rumani me pajisje dhe teknologjinë e duhur mjekësore.

Pak para koncertit grupi mori edhe Diskun e Platinit nga Universal Music Rumani.

Kjo ishte e katërta herë që “Metallica” mbante një koncert në Rumani. Hera e parë ka qenë në vitin 1999, më pas në vitin 2008, në vitin 2010 dhe tashmë në vitin 2019.

/Opusalb/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...