Mbyllet sonte Jazz Fest Tetova 2019

Një ndër aktivitetet më të rëndësishme muzikore të këtij muaji është Jazz Fest Tetova.

Ky edicion ka ftuar këtë vit sikundër edhe në edicionet e mëparshme muzikantë nga më të dashurit shqiptarë që kanë interpretuar krahas atyre ndërkombetarë.

Vitet e kaluara këtë skenë e kanë zbukuruar me interpretimet e tyre Eda Zari, Rona Nishliu etj.

Në edicionin e këtij viti janë të ftuar Linda Rukaj,  Agron Peni etj.

Edicioni i katërt i këtij Festivali ka nisur në 11 shtator me Taksim Trion dhe do të mbyllet sonte me Nita Recin dhe gupin e saj.

Gjatë këtyre mbrëmjeve janë ngjitur në skenën e Qendrën për Kulturë të Tetovës edhe Tavitjan Brothers dhe Rhani Krija, po ashtu Linda Rukaj and Band, Agron Peni dhe grupi i tij etj.

Theksojme se vetëm disa ditë më parë kitaristi nga Kosova Agron Peni vlerësonte ftesën dhe seriozitetin e ketij Festivali.

Kështu numri i muzikantëve që bashkohen në skenë falë muzikës xhaz në vecanti, por edhe prej pasionit dhe dashurisë për artin muzikor është  i lartë.

Jazz Fest Tetova 2019 është duke u mbajtur per pese mbremje. Koncerti i fundit, që vjen sonte, të dielën në orën 19.00 do te sjelle vokalisten Nita Reci dhe kuintetin e instrumentistëve që e shoqërojnë atë.

 

/Opusalb/

 

 

 

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...